Panorama Sport (Albania)

Milani heq dorë nga Zaniolo, Plani “Z” është... Zieh

-

Lajme të rëndësishm­e kanë të bëjnë me Milanin dhe merkaton në hyrje. Sipas raportimev­e të “Corriere della Sera”, rruga që do të çonte në Nikolo Zaniolo do të ishte e ndërlikuar ndjeshëm. Vështirësi­të jo aq të lidhura me një marrëveshj­e për të gjetur lojtarin, sa për të gjetur atë me Romën. Tani për tani me verdhekuqt­ë ka distancë si në çmimin e lojtarit ashtu edhe në formulë. Pikërisht për këtë arsye është përhapur zëri sipas të cilit pronarët e Milanit po mendojnë të sjellin Hakim Zieh nën urdhrat e Stefano Piolit. Në këtë mënyrë, Milani mund të shmangë avantazhin e dy konkurrent­ëve në luftën për Champions (Interi ka 15% në

rishitjen e ardhshme të Zaniolos nga Roma). Dallimi në blerjen e Zieh ose Zaniolo qëndron në faktin se marokeni do të mbërrinte në formë huazimi, ndërsa fantazisti italian do të ishte një investim për katër vitet e ardhshme.

- Sipas raporteve nga portali “Footmercat­o”, Milani do të ishte shumë i interesuar për anësorin 25vjeçar të Njukasëlli­t, Alan Senmaksimë. Francezi është një rezervë në Angli dhe mund të gjejë shumë më tepër hapësirë te kuqezinjtë. Drejtuesit e “Djallit” do të ishin të vendosur të formulonin një ofertë në 48 orët e ardhshme, duke synuar formulën e huazimit me mundësi blerjeje. Shumë nga suksesi i këtij akordi do të varet nga bisedimet paralele që Paolo Maldini vijon me Romën për Nikolo Zaniolon, i cili mbetet objektivi kryesor i merkatos kuqezi. Kujtojmë se Sen-maksimë ka qenë synim i “Djallit” edhe disa vite më parë përpara se ai të largohej drejt kampionati­t anglez.

 ?? ?? Hakim Zieh, 29 vjeç
Hakim Zieh, 29 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania