Panorama Sport (Albania)

Shitja e Milanit, policia sekuestron dokumentet

“Blueskye” kërkon drejtësi, 3 padi për pronarët kuqezi

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Njësia e policisë spe ciale të “Guardia di Finanza” - siç raportohet nga Ansa - po bën sekuestro si pjesë e një hetimi të përqendrua­r në shitjen e Milanit nga fondi “Elliott” te “Redbird” i Xherri Kardinales gushtin e kaluar. Një hetim që më konkretish­t nis nga një ankesë e ish-partnerit minoritar në drejtimin e klubit, “Blueskye”. Raportuar për çështjen e një kolaterali tashmë të diskutuar edhe në instanca të tjera. Dosja e prokurorit të Milanos, Xhovani Polici, dhe hetuesit Mauricio Romaneli aktualisht është aktpadi ndaj të panjohurve dhe hipotezon një akord të dyshimtë.

HETIMI - Sipas raportimev­e nga Ansa, “Guardia di Finanza” po kryen një sekuestro dokumentes­h në disa zyra (jo në selinë e Milanit) duke marrë shkas nga ankesa e shoqërisë luksemburg­ase, “Blueskye”, që i përket Salvatore Çerkiones dhe Xhanluka D’avancos. Për momentin në dosjen që hipotezon një përvetësim të dyshuar nuk ka asnjë të dyshuar. Shtatorin e kaluar, “Blueskye” dhe kompania e saj mëmë, Luxembourg

Investment Company, paraqitën një apel urgjent në Gjykatën Civile të Milanos për të bllokuar shitjen e AC Milan, por më pas hoqën dorë nga kërkesa paraprake duke pranuar se shitja kishte përfunduar tashmë në fund të gushtit.

SHKAQET - Në apel, luksemburg­asit

u ankuan, ndër të tjera, se “nuk mundën të merrnin asnjë informacio­n mbi shitje e klubit, për të cilën ishin drejtpërdr­ejt të interesuar” dhe folën për një transaksio­n “të dyshimtë”. Avokatët e “Blueskye” patën shpjeguar jo më larg se nëntori i kaluar se

klubi kuqezi ishte nën një procedim, i nisur gjithashtu nga vetë ata kundër fondit “Elliott”, për një kapitull të shitjes, veçanërish­t atë të kolaterali­t (pengut). Në të vërtetë, “Blueskye” ka ngritur që më 9 shtator këtë padi, e cila kërkonte “verifikimi­n e pavlefshmë­risë

së heqjes dorë” nga koltareali “ekzistues në favor të projektit ‘Redblack’”, një kompani automjetes­h e krijuar në vitin 2017 për operacioni­n e investimit në Milano dhe në të cilën në atë kohë u bë pjesë edhe “Blueskye”. Ndërkohë, në Luksemburg ishte hapur një tjetër procedim me kërkesë nga “Blueskye” për anulimin e marrëveshj­es që kishte çuar në shitjen e Milanit. Dhe një padi ishte ngritur gjithashtu në Nju Jork, me në epiqendër dokumentac­ionin e kërkuar nga “Blueskye” kundrejt fondit “Elliott”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania