Panorama Sport (Albania)

Blerjet, loja apo titullarët, ja problemi i vërtetë i kuqezinjve

-

Zakonisht, pas një ndeshjeje të madhe, duhet bërë një analizë se si dhe pse skuadra në fjalë ka marrë atë rezultat specifik, por sinqerisht, pas 4-0 Laciomilan, nuk duket e mundur të jepen shpjegime për formën e kuqezinjve. Sidoqoftë, ka një pyetje të madhe: çfarë ndodhi me Milanin e Stefano Piolit? Ajo që e transformo­i në harkun kohor prej shtatë minutash (golat e Romës me Ibanjez-abraham) krijesën e bukur që arriti titullin dhe 1/8-at e Champions-it në skuadrën e rrëmujshme, të këputur, të brishtë që dhuron gola elementarë? Përgjigjja duket e vështirë, por shumëkush e gjen te porta. Nevojitet Menja sepse sipas tifozëve “Tatarushan­u nuk pret, nuk di të ndërtojë dhe është i dobët me këmbë”. Vrojtime të vërteta, por nuk duhet harruar se deri te dy golat e Romës, kuqezinjtë luanin një futboll cilësor, ishin 5 pikë larg kreut dhe kishin siguruar kualifikim­in në Champions. Pra, jo gjithçka mund t’i faturohet rumunit, që deri në paraqitjen kundër Lacios nuk është dalluar për gabime trashanike. SHKAQE - 12 gola të pësuar në pesë ndeshjet e fundit, 7 në dy të fundit, shifra reale krize: “Tomori nuk është në formë”, “Ky është niveli i vërtetë i Kalulusë”. Rrjetet sociale, siç e dimë, janë të pamëshirsh­me, por sigurisht që dy qendërmbro­jtësit e kuqezinjve duket se janë “kushërinj” të largët

të dy anëtarëve të murit që pësuan vetëm një gol në njëmbëdhje­të ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar. Asnjëri nga të dy (siç bëri Teo) nuk luajti Botërorin dhe si ata as Kalabria (hetimet janë planifikua­r për të si për Tomori në orët në vijim) kështu që nuk mund të jetë problem forme. Nga Roma mori fill momenti i errësirës totale. Eliminimi

në Kupën e Italisë me Torinon duke pësuar gola në epërsi numerike e në kundërsulm, barazimi i rikthimit nga Leçe i prishur nga gabimet individual­e dhe ekipore të gradës së tretë, poshtërimi i Riadit në Superkupë me golin e Xhekos që mbylli efektivish­t ndeshjen. “Është problem mbulimi në mesfushë”, “Mesfushorë­t ofensivë

nuk mbrojnë”, “E larguam Kesin pa e zëvendësua­r”. Sigurisht, që nga fillimi i sezonit, mungesa e afrikanit ka pësuar, por gjendja jo e shkëlqyer e ndeshjeve të fundit nga Tonali dhe alternativ­at e pakta nuk mund të mjaftojnë për të justifikua­r hapësirat që kundërshta­rët e Milanit gjejnë papritur. RINGRITJA - Situata mund të ndërlikohe­t nëse Sasuolo që po ndjek pikë shpëtimi merr pikë të dielën në “San Siro” të dielën në orën 12:30. Milani nuk ka rrugë tjetër përveçse të fitojë, ndërkohë që diferenca duhet parë në lojë, por sidomos në qasjen që do të ketë skuadra, e cila ndaj Leçes, Lacios dhe Interit pësoi gol që në agim të ndeshjes. Shumë prej tyre, të konfirmuar nga shifrat e përdorimit të paktë të afrimeve të reja, drejtojnë gishtin nga merkatoja e verës: “Investimi mbi De Ketelaren nuk ia vlejti”, “Origi është gjithmonë i dëmtuar”, “Adli një fantazmë”, “Nuk ka njeri që e bën Zhirunë të marrë frymë”. Padyshim që te Milani është tema e lojtarëve të rinj, mes lëndimeve dhe mungesës së vetëbesimi­t kanë luajtur pothuajse gjithmonë të njëjtët lojtarë, por është po aq e vërtetë që deri para dy javësh ky nuk kishte qenë problem dhe rezultatet kishin ardhur. Madje duke luajtur me një ritëm të çmendur çdo tri ditë. Atëherë çfarë ndodhi? Nuk e kemi përgjigjen, por ndoshta Milani mund ta gjejë atë në merkato.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania