Panorama Sport (Albania)

Oferta nga SHBA e Katari, Elkan: Nuk e shes Juven

Pronari i “Zonjës”: S’e hedh në erë pasionin e gjyshit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Futbolli i sotëm nuk është vetëm sport, por mbi të gjitha biznes dhe për fonde të ndryshme miliardere ku ka më mirë sesa në klube të mëdha të shpërthejn­ë skandale me të njëjtat dimensione, të cilat mund të bëjnë pronarët e tyre që të tundohen dhe të hapin krahun, madje duke zhvlerësua­r edhe emrin e madh të historisë që përfaqësoj­në. Dhe këtë kanë tentuar dy fonde, emri i të cilave mbahet i fshehtë, ku amerikanët e katariotë kanë provuar që të hidhen në sulm për të blerë një Juventus në mes të hetimeve dhe të disa problemeve financiare që tashmë njihen nga të gjithë. Por mesa duket, në Torino duan ende të mos dorëzohen, madje ndihen të fortë si gjithmonë dhe janë gati që jo vetëm të luftojnë ligjërisht, por edhe të rikthehen sa më shpejt te trofetë, vendi ku i takon. Diçka të tillë e ka konfirmuar sërish ditën e djeshme Xhon Elkan. Padroni i bardhezinj­ve, kryefinanc­iari i skuadrës që drejton grupin “EXOR”, e ka marrë seriozisht detyrën për të mbikëqyrur një prej pasurive më të mëdha të familjes Anjeli, aq më tepër në përvjetori­n e ndarjes nga jeta të avokatit Xhovani Anjeli, gjyshit të Xhonit. Madje, ai vazhdon të mbrojë edhe kushëririn, Andrea Anjeli: “Andrea do të vazhdojë që të mbetet aksionar

i ‘Giovanni Agnelli Bv Holding’, ku është anëtar i këshillit administra­tiv. Andrea ka bërë një punë vërtet madhështor­e në 13 vite te Juventusi, por vendimi i tij për të lënë detyrën ishte vetëm për t’u mbrojtur nga disa akuza të paprovuara, - u shpreh Xhon Elkan, i cili lidhur me ofertat e mundshme që kanë ardhur për Juventusin, nuk i mohon. – Të gjithë do të donin të ishin pjesë e Juves, por unë dhe familja ime vazhdojmë që të jemi fort të lidhur, pavarësish­t

momentit të vështirë. Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që na ndodh dhe ne do ta fitojmë edhe këtë. Për më tepër, nuk do të hiqnim kurrë dorë nga pasioni më i madh i gjyshit tim, Xhovani Anjeli, nuk do t’ia bënim kurrë personit që ai ka qenë. E kam admiruar gjithmonë kurajën e tij dhe nëse ka një shembull që ai më ka transmetua­r ka qenë t’i shkosh përgjegjës­ive deri në fund, aq më tepër në momentet e vështira”, deklaroi Elkan.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania