Panorama Sport (Albania)

4 të mbijetuar nga Interi i titullit, skuadra e Kontes drejt shkatërrim­it

-

SHpallja kampion Italie e Interit në 2020-2021 i është atribuuar shpesh Antonio Kontes dhe mentalitet­it që trajneri i transmetoi skuadrës. Përveç trajnerit, të gjithë tifozët zikaltër i kujtojnë fare mirë lojtarët titullarë të atij sezoni, formacioni­n e përhershëm, të cilit italiani i qëndronte besnik thuajse në çdo ndeshje. Siguria që ofronin titullarët e triumfit, Interi, ama nuk e ka gjetur më, ndoshta një nga arsyet për të cilat ekipi nuk duket më në rrugën e duhur. Largimi i Kontes në verën e 2021-shit është pasuar nga largimet e Hakimit e Lukakut, dy nga lojtarët kryesorë të suksesit dhe të larguar të dy për shkak të bilanceve, me belgun që kërkoi po ashtu të provonte një eksperienc­ë të re. Bashkë me ta, po në të njëjtën periudhë u detyrua të linte skuadrën edhe Kristian Eriksen për shkaqet shëndetëso­re që tashmë i njohim të gjithë. Një vit më pas edhe Ivan Perisiç zgjodhi të vazhdonte karrierën në një tjetër klub pasi i skadoi kontrata me Interin, rrugën e të cilit pritet ta ndjekin këtë verë edhe Milan Shkriniar, Stefan de Vraj e Samir Handanoviç, të tre në skadencë kontrate me sllovakun, që është thuajse i PSG-SË, ndërkohë që holandezi dhe portieri nuk kanë vendosur akoma për të ardhmen e tyre.

TË MBIJETUARI­T - Në një situatë të tillë, në qershor do të jenë të paktë ata që e njohin rrugën drejt suksesit në ekipin zikaltër, më saktë vetëm 4 ose më keq akoma, 3 nga skuadra që dërgoi Interin drejt titullit: Bastoni, Barela, Brozoviç e Lautaro. Dy italianët konsideroh­en shtylla të së tashmes dhe të së ardhmes, me mbrojtësin që po bëhet gati për të zgjatur kontratën e tij që skadon në 2024 dhe me mesfushori­n që rinovoi vetëm një vit më parë deri në 2026 dhe është projektuar kapiten. Sipas vjetërsisë në skuadër shiriti në fakt do t’i takonte Brozoviçit, por e ardhmja e kroatit është ende në pikëpyetje dhe Barela duket një zgjedhje e padiskutue­shme. I fundit i shpëtuar dhe i vetmi që është një garanci në repartin ofensiv është Lautaro Martinez, ndër të vetmit performanc­a e të cilit ka ardhur në rritje pas titullit. Revolucion­i që ka pësuar organika e Interit, ka sjellë deri më tani dy Supekrupa dhe një Kupë Italie, ashtu si dy kualifikim­e të njëpasnjës­hme në fazën e 1/8-ave të Champions League, por titulli është utopi edhe këtë vit dhe tani pritet të shikohet çfarë Interi do të paraqitet në 2023-2024.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania