Panorama Sport (Albania)

Shkriniar refuzon largimin në janar prej bonusit, Marota: Nuk e komentoj

-

Deri në largimin përfundimt­ar të Milan Shkriniari­t, polemikat duket se nuk do të ndalen, ashtu si edhe mundësitë e aluduara për formën dhe kohën në të cilën do të vijë largimi. Pasi u përfol për një ofertë të mundshme të PSGSË prej 10 milionë eurosh për ta transferua­r që në janar sllovakun dhe kërkesës së Interit për 20 milionë euro, nga “Sportmedia­set” ka ardhur një tjetër konfirmim që këtë herë ka të bëjë me qëndrimin e vetë mbrojtësit. Sipas medias italiane, 27-vjeçari ka zgjedhur të qëndrojë në Milano deri në qershor kur do të jetë edhe koha e lamtumirës së tij dhe pas kësaj fshihen arsyet ekonomike. Shkriniar nuk ka ndër mend të heqë dorë prej bonusit prej 25 milionë eurosh që kërkon për firmën nëse mbërrin me parametër zero në Francë, edhe pse

parisienët nuk kanë rënë ende dakord me këtë shumë. Nga shkurti ama, Shkriniar mund të firmosë në çdo moment akordin e ri dhe të ketë gjithë kohën për të negociuar këtë shifër, shtuar këtu edhe faktin që ka qenë vetë lojtari, ai i cili ia ka larguar frikën për një “tradhti” PSGSË. Nuri 37 aktual i zikaltërve ka qenë i qartë se nuk do të pranojë

rinovimin me milanezët edhe sikur të ketë një rritje në propozimin e deritanish­ëm prej 6.5 milionë eurosh duke mos lënë asnjë hapësirë për diskutim për largimin. MAROTA – Pasi drejtuesit janë vendosur në qendër të akuzave për menaxhimin e situatës së Shkriniari­t dhe faktin që lejuan të mbërrinin gjërat deri në këtë pikë, kur vetë ata

transmeton­in optimizëm për rinovimin, ka ardhur edhe reagimi për herë të parë i Xhuzepe Marotës pas fjalëve të agjentit të lojtarit. “Nëse do të largohet në janar? Nuk kam asgjë për të thënë, do të flasim. Përgjigje Sistishit? Jo, sot jo”, ka thënë administra­tori i deleguar i Interit gjatë daljes së tij nga mbledhja e Këshillit të Ligës së Serisë A.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania