Panorama Sport (Albania)

Asllani bind drejtuesit, Interi është gati të sakrifikoj­ë Brozoviçin

Potenciali i Kristjanit dhe regjisori Çalha largojnë Brozon

- Përgatiti: NISLI GJINI

Situata ekonomike e In terit është e pastabili zuar dhe duke pasur parasysh që klubi ka rënë pre e largimeve me parametra zero, këtë merkato vere zikaltrit pritet të sakrifikoj­në të tjerë lojtarë për të mbushur arkat e tyre. I pari në radhë është padyshim Denzel Dumfris, një nga ata prej të cilit do të arkëtohen të paktën 40 milionë euro dhe që po ndiqet me interes nga shumë klube europiane, por holandezi nuk do të jetë i vetmi. Gjithmonë duke u nisur nga kushtet ekonomike, në listën e merkatos në dalje po ngjitet dalëngadal­ë emri i Marselo Brozoviçit. Kroati, që një sezon më parë ka qenë motori i padiskutue­shëm i skuadrës dhe pika e dobët e saj sa herë që mungonte, këtë sezon është një enigmë. Mesfushori është ende i dëmtuar dhe ndeshja e fundit si titullar e tij daton më 18 shtator në përballjen kundër Udinezes, pas së cilës kroati është parë tek-tuk në fushë në ndonjë ndeshje para Botërorit. Tashmë po punon për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, por deri atëherë, Interi duket se ka mësuar të jetojë pa të, arsyeja për të cilën nuk përjashtoh­et që të jetë ai që largohet në verë.

ASLLANI E ÇALHA - Interesi i Barcelonës për 30vjeçarin është ende prezent, pavarësish­t se është mohuar shkëmbimi me Frenk Kesinë. Kjo ama nuk i pengon katalanasi­t që të tentojnë një operacion më vete për Brozon, të cilin Interi do ta mirëpriste, për dy arsye

kryesore, përveç parave. Përshtatja e Hakan Çalhanoglu­së në rolin e regjisorit ka dhënë deri më tani rezultate fantastike me turkun që ka bërë të mos ndihet mungesa e Brozoviçit. Arsyeja e dytë është Kristjan Asllani, alternativ­ë që ka bindur në Apiano Xhentile dhe tek i cili klubi ka shumë besim. Pavarësish­t minutave jo të shumta në dispozicio­n,

elbasanasi ka treguar se ka personalit­etin e duhur sa herë që ka zbritur në fushë dhe drejtuesit kanë besim se ky sezon nën tutelën e Brozoviçit, Barelës e Mikhitarja­nit do të japë efektin e tij sezonin e ardhshëm, kur me largimin e mundshëm të “Epicbrozo”-s, Kristjani do ta luajë vendin e tij vetëm me Çalhanoglu­në.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania