Panorama Sport (Albania)

Reali është mbreti i përmbysjev­e

Në 120 minuta betejë, skuadra e Ançelotit triumfon kundër rivalëve të qytetit Vinicius hakmerret kundër Atletikos, duke shënuar golin e tretë të takimit

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Reali i Madridit ësh të gjysmëfina­listi i katërt në Kupën e Mbretit, teksa ka mundur në një ndeshje të madhe rivalët e qytetit, Atletikon, me shifrat 3-1. Një tjetër fitore me përmbysje e “Los Blancos” në Kupën e mbretit. Në një ndeshje të shoqëruar nga episodet e shëmtuara përpara saj, me tifozët e Atletikos që kanë kërcënuar Viniciusin, skuadra e Ançelotit ka kthyer gjithçka në favorin e saj nga 0-1 në pjesën e parë në 3-1 pas kohës shtesë, ku vulën e ka vënë pikërisht Vinicius, njeriu më i përfolur i ditës. Me 90 minutat e mbyllura 11, “Los Blancos” kanë shfrytëzua­r më së miri epërsinë numerike në kohën shtesë, kur Saviç u ndëshkua me karton të kuq, duke shënuar dy herë me Benzemanë e Vinin.

DOMINIM I ATLETIKOS

– Pjesa e parë e takimit ka qenë e gjitha nën diktatin e Atletikos së Madridit. Skuadra e Simeones ka gjetur golin e epërsisë dhe e ka kontrollua­r mjaft mirë lojën e Realit të Madridit, duke mos i lejuar hapësira për të rrezikuar. Shumë rrallë të besuarit e Ançelotit janë shfaqur nga anët e Oblak. Ai që ka prishur ekuilibrat e takimit ka qenë goli i një ish-i si Morata, i cili pas 19 minutash lojë ka kthyer në gol një pasim të artë nga Koke. Për Moratën ky ishte goli i nëntë sezonal.

RODRIGO FANTASTIK

– Nëse pjesa e parë e kishte një padron në fushë dhe ishte Atletiko, pjesa e dytë ka qenë shumë më e luftuar. Reali i Madridit nuk është pajtuar me rezultatin dhe ka ulur kokën në kërkim të golit të barazimit. Atletiko është tërhequr disi në mbrojtje, duke i lënë më shumë terren Realit dhe besuar kundërsulm­it. Trajneri Ançeloti shtyn skuadrën përpara, duke bërë dhe disa lëvizje. Pikërisht Rodrigo i ardhur nga stoli ka barazuar shifrat një orë pas golit të Moratës për Atletikon. Një gol spektakola­r i braziliani­t në një aksion individual. Minutat e mbetura të kohës së rregullt janë mjaft emocionues­e, me të dyja skuadrat

në kërkim të golit të fitores. Simeone konfirmohe­t i pathyer në 90 minuta, ndërsa skuadrat shkojnë në shtesë.

PËRMBYSJA – Saviç tradhton Atletikon, teksa në harkun e dy minutave ndëshkohet dy herë me të verdhë, duke lënë skuadrën me dhjetë vetë. Këtu ndryshon gjithçka. Reali përfiton menjëherë nga epërsia numerike në fushë dhe pesë minuta pas daljes

nga loja të Saviç përmbyset gjithçka me kapitenin Benzema. Por nuk mbaron me kaq, sepse në fundin e shtesës së dytë, njeriu më i përfolur në Madrid, Vinicius shënon dhe golin e tretë që vulos fitoren dhe kualifikim­in e Realit të Madridit për në gjysmëfina­let e Kupës së Mbretit. Të hënën do të hidhet dhe shorti i gjysmëfina­leve, ku veç Realit janë edhe Barcelona, Bilbao dhe Osasuna.

 ?? ?? Rodrigo në momentin e shënimit të golit të 1-1. Nga këtu nisi përmbysja e Realit
Rodrigo në momentin e shënimit të golit të 1-1. Nga këtu nisi përmbysja e Realit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania