Panorama Sport (Albania)

Luftë e hapur mes Barcelonës dhe La Ligës për “Fair Play” Financiar

Bonusi 15% për pagat dhe federimi i Gavit i mbetur pezull janë bërë mollë sherri

-

“Luftë e hapur Barcelona-la Liga”. Kështu e kanë etiketuar mediat katalanase përplasjen më të fundit mes klubit të drejtuar nga Joan Laporta dhe ligës profesioni­ste të drejtuar nga Havier Tebas. Sipas “SER Catalunya”, në zyrat e Barcelonës mendojnë se Liga është kundër tyre. Sipas medias katalanase në fjalë, janë dy motive që kanë çuar në këtë përplasje të re mes palëve. I pari është i famshmi 15% ekstra për pagesat e lojtarëve, që institucio­ni i drejtuar nga Tebas u ka dhënë të gjitha klubeve që kanë nënshkruar me fondin e investimev­e “CVC”. Duke qenë se Barcelona dhe Reali nuk kanë firmosur një marrëveshj­e të tillë, ato përjashtoh­en nga ky bonus 15%. Në këtë mënyrë, Barcelona nuk ka mundësi të përdorë fonde të tjera për të shtuar masën e saj të pagave. Në të kundërt do të kalonte vijën e kuqe të përcaktuar nga La Liga. Arsyeja tjetër e luftës së hapur është Gavi. Sipas “SER”, vetëm një milion euro ndajnë klubin e Barcelonës dhe La Ligën për federimin

e kontratës së re të Gavit si lojtar të ekipit të parë. La Liga e ka njoftuar Barcelonën se nuk mund ta regjistroj­ë Gavin si pjesë të ekipit të parë dhe me kushtet e reja ekonomiko-financiare të kontratës, pavarësish­t se Barça po këmbëngulë që të mbyllë gjithçka në janar. La Liga ia ka argumentua­r

Barcelonës vendimin për të mos lejuar regjistrim­in e kontratës së re të Gavit, duke përmendur nenin 93.6, që thotë se: “Për klubet që kanë kryer operacione të jashtëzako­nshme (të tilla si levat financiare ose hyrjet jo të zakonshme) dhe për klubet që kanë rënë nga kategoria, duhet të dorëzohet

një Plan Thesari për dy sezonet në vijim”. La Liga nuk beson se Barça është e gatshme të paraqesë një plan. Por edhe pse La Liga nuk e lejon regjistrim­in, sipas gazetës “Mundo Deportivo”, Barcelona nuk ka ndër mend të heqë dorë nga ideja e saj për të federuar Gavin brenda merkatos së janarit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania