Panorama Sport (Albania)

Selta bën 100 vjeç, me gjyshen Alisia

-

Viti 2023 është cilësuar si i Selta Vigos në Spanjë. Jo se skuadra nga Galicia pritet të fitojë ndonjë trofe. Bëhet fjalë për faktin se klubi nga Vigo më 23 gusht feston 100-vjetorin e themelimit. Në një shekull histori, Selta 57 sezone i ka kaluar në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa ka luajtur në Segunda Division, 32 sezone të tjera. Në historinë e vet si arritje, Selta ka fituar Kupën Intertoto në vitin 2000, ka luajtur në Ligën e Kampioneve (2003-2004), ka mbërritur në gjysmëfina­len e Ligës së Europës (20162017), si dhe ka luajtur tri finale në Kupën e Mbretit, por pa mundur ta fitojë asnjëherë atë. Gazeta spanjolle “Marca” i ka kushtuar një reportazh një personi të veçantë, që ka ndjekur hap pas hapi që nga fëmijëria e vet rrugëtimin shekullor të Selta Vigos. Bëhet fjalë për Alisia Barreiro Granja, e cila në maj do të mbushë 91 vjeç dhe nuk është një tifozë dosido. Ajo është abonentja më e famshme e klubit galician: është aksionarja numër 1 e klubit dhe e abonuar në ndeshjet e Seltës që në moshën 8vjeçare, pra plot 83 vjet më parë! Alisia ndihet krenare, teksa tregon kartën e saj të anëtarësis­ë dhe mund të mburret si femra e vetme që është abonentja numër një në elitën e futbollit spanjoll. “Ndiej një kënaqësi të madhe. Do të doja të kishte më shumë gra. Në kohën time, zonjat nuk shkonin shumë në futboll. Për mua ky sport kishte të bënte me burrat që vraponin nga një vend në tjetrin me top. U mërzita sepse isha shumë e vogël, merrja kukulla dhe luaja me to, ndërsa babai dhe xhaxhallar­ët i shijonin ndeshjet. Kur u rrita, filloi të më pëlqente”, kujton Alisia herët e para që ndiqte Seltën në stadium. Ajo ka dhe ndenjësen e saj të personaliz­uar në stadium – rreshti 8, karrigia 52 – në tribunën qendrore në “Balaidos”. “Selta është jeta ime, Selta është gjëja më e bukur që ka qyteti i Vigos”, thotë ajo për “Marca”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania