Panorama Sport (Albania)

‘Përbindësh­i’ Haland, ja 18 rekordet që ka thyer deri tani

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Erling Haland duket sikur thyen një reko rd të ri në çdo ndeshje që shënon. Me tripletën ndaj Uolvesit sulmuesi norvegjez ka thyer 18 rekorde që tani.

1 - Sulmuesi norvegjez debutoi në Premier Ligë këtë sezon me fanellën e Sitit, duke shënuar 9 gola në 5 ndeshjet e tij të para në kampionat, rekordi i tij i parë në Angli.

2 - Pesë prej këtyre 9 golave 22-vjeçari i shënoi në muajin gusht, duke e bërë atë lojtarin me më shumë gola në historinë e Premier Ligës gjatë këtij muaji.

3 - Haland nuk arriti të shënojë dot 3 tripleta radhazi në Premier Ligë. Por ai i shënoi 10 golat e parë në kampionat në vetëm 6 ndeshje, duke u bërë lojtari i parë që arrin dopioshifr­a golash në kaq pak sfida.

4 - Haland u bë lojtari i parë në historinë e Sitit që shënoi në debutimin në Premier Ligë dhe Champions (debutoi me dopietë ndaj Uest Hemit dhe dopietë ndaj Seviljes).

5 - Goli i dytë ndaj andaluzian­ëve në Champions, e dërgoi numrin e tij të golave në këtë kompeticio­n në 25. Ky ishte një tjetër rekord, sepse ai u bë lojtari më i ri që e arrin këtë shifër në historinë e turneut (ishte vetëm ndeshja e 20-të).

6 - Haland vijoi të tre

gonte formën e tij në "Molineux", ku ai shënoi golin e tij të parë nga jashtë zone për Sitin. Pas golave ndaj Uest Hemit, Njukasëlli­t dhe Vilës, ai u bë lojtari i parë i cili shënonte në katër ndeshjet e tij të para të kampionati­t në transfertë.

7 - Goli ndaj Uolvesit vendosi një tjetër rekord, duke e bërë lojtarin që ka shënuar më shumë gola në 7 ndeshjet e para të Premier Ligës (11).

8 - Ai u bë futbollist­i i parë në Premier Ligë që shënon 3 tripleta radhazi në shtëpi.

Dhe e vendosi këtë rekord në derbin e Mançesteri­t, që pasuan tregolësha­t ndaj Palasit dhe Forestit.

9 - Por norvegjezi theu një tjetër rekord me tri tripletat në Premier, duke i shënuar ato në vetëm 8 ndeshje. Rivalit më të afërt iu deshën 48 ndeshje për ta marrë topin me vete në shtëpi si suvenir.

10 - Rekordet në derbi nuk ndalen këtu, sepse Haland u bë futbollist­i i parë që prej Freni Lisë në 1970-ën, i cili shënonte një tripletë në derbi për Sitin, por Fill Foden u bë i

dyti që e arriti një rekord të tillë gjatë ndeshjes. Goli i 12të, 13-të dhe 14-të në kampionat në vetëm 8 ndeshje, e bënë norvegjezi­n edhe shënuesin më të mirë të historisë në 8 daljet e para në Premier Ligë.

11 - Rekordi i fundit që vendosi në derbin e Mançesteri­t, ishin edhe dy asistet për Fodenin në fitoren 6-3. Duke i shtuar tre golat, ai u bë lojtari i parë që përfshihej në 5 gola në çdo derbi mes Sitit dhe Junajtidit.

12 - Kur shënoi ndaj Sauthempto­nit

në tetor, ishte goli i tij në ndeshjen e shtatë radhazi në Premier Ligë, por edhe i 15-ti sezonal. Asnjë lojtar i Sitit nuk kishte festuar në 7 ndeshje kampionati radhazi.

13 - Pas disa ndeshjeve i dëmtuar dhe pauzës së Botërorit, Haland u rikthye në aksion me një gol në Kupë kundër Liverpulit dhe dopietën ndaj Lidsit për Krishtlind­je. Ai arriti 20 golat në Premier Ligë, duke vendosur një tjetër rekord: i pari që shënon kaq shpejtë 20 golat, duke lënë pas Kevin Filipsin, të cilit iu deshën 21 gola.

14 - I pakënaqur duke thyer vetëm rekorde në Premier Ligë, Haland theu një rekord të Mesit me golat ndaj Lidsit. Argjentina­sit iu deshën 28 ndeshje për të shënuar 25 golat e tij me Guardiolën në stol. Norvegjezi e zbriti me 8 ndeshje.

15 - Ky është një rekord që do të vazhdojë të thellohet. Me golin ndaj Totenhemit javën e shkuar, i cili ishte i 22-ti në Premier, e bëri atë shënuesin më të mirë të Premier Ligës në çdo sezon të Guardiolës në Angli.

16 - Tripletat e Halandit janë tkurrur pas derbit, por ai u rikthye me një tregolësh ndaj Uolvesit, që e dërguan në 25 totalin e golave të tij në kampionat dhe ishte tripleta e katërt e tij në vetëm 19 ndeshje në Premier. Lojtari që i kishte arritur më shpejt 4 tregolësha­t përpara tij ishte Van Nistelroi (iu deshën 65 ndeshje).

17 - Të dielën, Haland vendosi një tjetër rekord në Premier Ligë, duke thyer sërish Kevin Filipsin. Ai e shënoi golin e 25-të në kampionat në paraqitjen numër 19. Filipsit iu deshën 26 ndeshje për të mbërritur atje.

18 - Haland ka shënuar 18 nga 25 golat e tij në Premier Ligë në 11 ndeshje në "Etihad". Me tripletën ndaj Uolvesit ai theu rekordin e Serxho Agueros, i cili mbante primatin e golave në shtëpi në Premier Ligë (16).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania