Panorama Sport (Albania)

Endrju Robertson zbulon sekretet e Liverpulit Veghorst, pas golit të parë: Dua të bind Junajtidin të më blejë

-

Endrju Robertson, mbrojtësi i majtë i Liverpulit, ka zbuluar gjatë një interviste për programin "Ne Jemi Liverpuli" në sajtin e klubit, se si funksionon hierarkia e lojtarëve brenda dhomës së zhveshjes së "Anfield Road". Kapiteni i Skocisë thotë se trajneri Jyrgen Klop, prezantoi një grup lidershipi brenda skuadrës në vitin 2018, pasi skuadra votoi Virxhil van Dajkun zëvendëska­piten pas kapitenit Henderson dhe zëvendëska­pitenit të parë, Xhejms Milner. Mbrojtësit holandez, i cili u shndërrua në një lider të "Reds"-ave, më vonë iu bashkuan edhe Robertson, Alison dhe Arnold në hierarki dhe 6 yjet ruajnë ekuilibrin në skuadër që prej vitit 2021. "Henderson dhe Milner marrin shumë vendime. Për shembull ata vendosin për gjobat.

Milli është një polic i mirë, ai është në krye të gjobave. Që kur unë kam qenë këtu ai është gjobitur vetëm një herë dhe vendi shpërtheu. Disa prej gjobave janë të larta. Nëse ti harron pasaportën për një transfertë, do të të hiqet një pjesë e mirë e rrogës. Ka pasur disa gjoba idiote gjatë fazës përgatitor­e. Zhota është një tmerr sa i përket përpikmëri­së. Ai ka një mal me gjoba. Në fushë ka liderë të ndryshëm. Hendo udhëheq skuadrën dhe kujdeset për këdo. Milner të jep ndonjë shuplakë kur duhet. Van Dajk komandon mbrojtjen dhe mund të flasë. Arnold është një lider në çdo mënyrë. Ai është futbollist­i për t'u marrë shembull nga djemtë e akademisë. Është versioni perfekt i futbollist­it dhe njeriut", zbuloi mbrojtësi i "Reds"-ave.

Vut Veghorst festoi golin e parë me fanellën e "Djajve" pas huazimit në "Old Trafford", në gjysmëfina­len e Kupës së Ligës kundër Notingem Forestit të mërkurën. Sulmuesi holandez shpreson që të lërë gjurmë në skuadrën e Ten Hagut që pagoi 2.5 milionë paund për të ndërprerë huazimin e tij me Beshiktash­in këtë muaj dhe ai ëndërron një transferim përfundimt­ar nga Brajtoni, klubi, i cili ka në pronësi kartonin. "Sigurisht që kam një shans për të qëndruar më gjatë në Mançester. Situata tani është ajo që është. Bëhet fjalë për një huazim. Kam ardhur në një klub të madh dhe do të përpiqem që të bëj gjithçka sa më mirë që të mundem dhe nëse do të funksionoj­ë, atëherë do të jetë një opsion i mirë. Jam prej një jave këtu dhe kam parë se sa klub i madh është në gjithçka. Që prej infrastruk­turës, cilësisë së skuadrës dhe mënyrës se si po luajmë, ka shumë cilësi dhe një mentalitet fitues. Klubi kërkonte një numër 9 pasi kishte vetëm Marsialin. Kam ende shumë për t'u përmirësua­r, por do të bëhem më i fortë", tha 30-vjeçari.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania