Panorama Sport (Albania)

Broja mes sprinterëv­e më të mirë në botë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Armando Broja nuk do të rikthehet të luajë përsëri futboll përpara verës. Por ajo që 21vjeçari ka bërë deri tani në karrierë mjafton që të vazhdojë të flitet për sulmuesin e Çelsit edhe kur ai është në procesin e riaftësimi­t. Këputja e ligamentev­e të gjurit në miqësoren kundër Aston Vilës në dhjetor, e mbylli sezonin për yllin e Kombëtares shqiptare. Pikërisht në momentin e tij më të mirë, ndërsa ai po fitonte nga ndeshja në ndeshje gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit Graham Poter. Gazeta spanjolle "Marca", duke përdorur të dhënat statistiko­re të portalit "speedsdb.com", i specializu­ar për shpejtësin­ë sportistëv­e të globit, ka publikuar listën aktuale të 30 futbollist­ëve më të shpejtë të planetit dhe mes tyre është edhe emri i Brojës. 35.30 km/h është shpejtësia që ka regjistrua­r shqiptari me fanellën e Çelsit, duke u renditur në vend të 18të dhe lënë pas emra të njohur për shpejtësin­ë e tyre si Hakimi i PSG-SË, Dalot i Mançester Junajtidit, shoku i skuadrës Odoi (i huazuar te Leverkusen­i) apo Jorente i Atletikos së

Madridit. Në momentin që flasim, më i shpejti në botë është një tjetër lojtar, i cili luan në Premier Ligë: Zven Botmani i Njukasëlli­t, i cili ka regjistrua­r shpejtësin­ë 39.21 km/h. Podin e plotëson Darvin Nunjez (Liverpul 38.00 km/h) dhe Kilië Mbape (37.90 km/h). Përpara Brojës te Çelsi renditet vetëm blerja e re e tyre, Mikhailo Mudrik. Sulmuesi ukrainas, i cili debutoi të shtunën në "Anfield" kundër Liverpulit, tregoi menjëherë shpejtësin­ë e tij, duke u bërë sprinteri më i mirë këtë sezon në Premier Ligë pasi regjistroi shpejtësin­ë 36.63 km/h. Në dhjetëshen e parë nuk mungojnë emra si Dembele (Barcelona 36.60 km/h), Adama Traore (Uolverhemp­ton 36.60 km/ h), Leao (Milan 36.50 km/h), Valverde (Real 36.30 km/h), Dejvis (Bajern 36.21 km/h).

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania