Panorama Sport (Albania)

Bajerni, tifo kundër Totenhemit për të mbërritur te Kejni

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Çdo ditë që kalon rriten shpresat e Bajernit mbi mundësinë e nënshkrimi­t me yllin e përfaqësue­ses angleze, Herri Kejn. Deklarata e fundit e realizuar nga 29vjeçari ka hedhur hipoteza të reja në lidhje me të ardhmen e numrit "10" në "Tottenham Hotspur Stadium": "Ende nuk e kam vendosur se çfarë do të ndodh me të ardhmen. Aktualisht jam i fokusuar tek ekipi, por e ardhmja do të varet nga përfundimi i sezonit", pohonte mes notash pasigurie Kejn. Nga mediat britanike bëhet e ditur se Herrit po i soset durimi nga premtimet e "vyshkura" të drejtuesve nga kampi i "Gjelave" londinezë, pasi kabineti i bomberit të "Tre Luanëve" mund të përfundojë i mbytur nga shtrati i merimangav­e, nëse vazhdon të rraskapite­t ende me shpresën e fitimit të një trofeu, të paktën në karrierën e tij. Aty ku mosha luan një tjetër faktor përcaktues. Të gjithë elementët e mësipërm i mëshojnë idesë se presidenti Levi, së bashku me bordin drejtues, kanë filluar ta pranojnë largimin e Kejn, i cili vjen si rezultat edhe i formës së dobët ekipor gjatë këtij sezoni. Me shumë gjasa londinezët do të vazhdojnë të vuajnë sërish në tabelën e renditjen në Premier Ligë, çka nënkupton se zona Champions mbetet "ëndërr", sikurse edhe kurorëzimi në frontet ku ndodhet. Interesimi i fortë nga Mançester Junajtidi ka bërë që shefi i Totenhemit të mendojë transferim­in e lojtarit më të kushtueshë­m në gjirin e tyre (90 milionë euro) jashtë Anglisë, që ka si synim evitimin e forcimit të rivalëve dhe Bajerni mbetet favorit numër një, mbështetur edhe në pretendime­t e sulmuesit. Mbetet ende për t'u parë nëse Salihamixh­iç do të kryejë ndonjë lëvizje në merkaton aktuale, apo po e projekton gjatë dritares verore. Mungesa e një bomberi të mirëfillte në "Allianz Arena" që prej largimit të Robert Levandovsk­it (pavarësish­t formës së mirë nga Erik Maksim Çupomoting) ka bërë që drejtuesit nga Mynihu të monitorojn­ë tregun, e ku anglezi ka cilësitë e duhura në garantimin e golave dhe trofeve jo vetëm brenda Gjermanisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania