Panorama Sport (Albania)

Bitri: Ndihem si fajtor, lashë Partizanin në baltë

Ish-kapiteni: Keqardhje që ika, por karriera është e rëndësishm­e “Kolela ktheu harmoninë që mungonte me Mehmetin”

-

Eneo Bitri, një kapiten dhe lider i Partizanit në vitin 2022, la të kuqtë në këtë janar dhe u transferua te Banik Ostrava në këmbim të 150 mijë eurove. Ai ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë, ku do të përfitojë rreth 300 mijë euro. Së fundmi 25-vjeçari ka folur thuajse për gjithçka në një lidhje direkte me emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Beratasi shpreh keqardhjen për largimin nga Partizani, por është i vetëdijshë­m se karriera e tij është më e rëndësishm­e.

Si është klima në Çeki dhe a jeni ambientuar në skuadrën e re?

Jam ndier shumë mirë. Më duhet të ambientohe­m pak me kohën, sepse është shumë ftohtë të them të drejtën dhe nuk është se dal shumë nga shtëpia. Kam pasur një mikpritje të ngrohtë. Jemi profesioni­stë dhe ata dinë si ta presin dhe respektojn­ë një futbollist të ri.

Si nisën negociatat për të shkuar te Banik Ostrava?

Negociatat kanë nisur nga dhjetori i vitit të shkuar. Menaxheri im është marrë me këtë çështje, unë nuk dija gjë. Ditët e fundit kam marrë vesh se kam pasur këtë ofertë dhe sot jam këtu.

Përse zgjodhët pikërisht kampionati­n çek?

Mesa kam parë është një futboll që luhet shumë fizikisht. Është një pjesë që unë e preferoj dhe i përshtatet karakterit tim në fushë, sepse edhe mua më pëlqen të luaj fort. Mendoj se ky futboll do të më përshtatet. Do të jem këtu për një vit e gjysmë. Do t’ia lëmë kohën që të ambientohe­m me futbollin këtu, sepse është shumë i fortë.

Si e priti Partizani lajmin se ju do të largoheshi­t?

Të të them të drejtën, u largova nga Partizani në mënyrë jo të mirë, sepse e lashë ekipin në baltë, në njëfarë mënyre. Për këtë ndihem pak fajtor, por futbolli ky është dhe unë mendova karrierën dhe kjo është gjëja më e rëndësishm­e në jetë. Zemra është te Partizani, por më duhej të mendoja për karrierën.

Skuadra e kuqe nuk fitoi as ndaj Teutës. E ndien Partizani mungesën tuaj dhe të Skukës?

Partizani ka humbur ndeshje edhe me ne në

fushë, ashtu siç nuk do të thotë se s’do të fitojë më me skuadrën që ka. Gjithsesi, ne të dy ishim një nga ato pikat më të forta të ekipit. Partizani ka lojtarë për të na zëvendësua­r, por mendoj se duan kohën e tyre që të nisin të hyjnë në pjesën e shëndoshë të grupit.

Çfarë i mungon “demave” aktualisht?

Partizanit i mungon pak fati. Unë mendoj se i mungon shumë kjo gjë, që është kryesore në futboll. Mesa pashë edhe në ndeshjen dje, thjesht episodet e zgjidhën ndeshjen. Përqendrim­i është

kryesor, duhet sa më shumë fokusim. Kur isha atje u thosha çunave se këto ndeshjet e vogla në letër kërkojnë më shumë vëmendje, sepse pikërisht këto na kanë kushtuar.

Si është fryma në ekipin e Partizanit që nga ardhja e trajnerit Kolela?

E kam thënë edhe më parë dhe e përsëris. Kolela për mua është një nga trajnerët më të mirë që kanë stërvitur Partizanin. Është një ekspert i grupit, një trajner mjaft me njohuri për sportin. Ai ka ndryshuar shumë gjëra në ekip, ka

ndryshuar harmoninë, pasi me trajnerin e kaluar (Mehmetin) na mungonte harmonia në ekip dhe Kolela mendoj se për sa kohë që unë dhe Xhuljo ishim atje, ai e bëri shumë mirë këtë gjë. Në aspektin tekniko-taktik ai është gjithashtu shumë i zoti, por futbolli është edhe pak fat.

Çfarë ju tha Kolela në momentin që mori vesh se do të largoheshi­t nga ekipi?

Kolela u mërzit shumë dhe u prek. Kishim një marrëdhëni­e mjaft të ngushtë me njëri-tjetrin. Ai thjesht

më uroi fat dhe tha se shpresonte që një ditë të takohemi sërish.

Do ta pranonit një ofertë tunduese nga Tirana në momentin kur do të vendosni të ktheheni në Shqipëri?

Jo, asnjëherë. Jam i dashuruar me Partizanin. Kohët e fundit u bëra dhe më shumë tifoz dhe ky ndonjëherë është dhe një problem në futboll, sepse mund të ndikojë në aspektin e fushës. Mendova se zgjodha karrierën para zemrës.

Cili është objekti juaj

personal te Banik Ostrava?

Objektivi im është që të bëj maksimumin në këtë klub. Çekia është një ligë mjaft e fortë. Hapi i radhës është të arrijmë objektivat e klubit, sepse Banik ka mjaft histori në Çeki. Shpresoj që të jem pjesë e Kombëtares. Është ëndrra ime, kënaqësia më e madhe që mund të kem përjetuar ndonjëherë.

Cili është ndryshimi që keni arritur të dalloni deri më tani mes Partizanit dhe Banik Ostravës?

Ndryshimi është që këtu gjërat janë pak më shumë strikte me pjesën jashtë fut

 ?? ??
 ?? ?? Eneo Bitri duke folur dje për “Panorama TV”
Eneo Bitri duke folur dje për “Panorama TV”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania