Panorama Sport (Albania)

Përballen me “fuqitë” e mëdha, kalendari si ferr për rrogozhina­sit

Mbyllet faza e dytë e sezonit, Egnatia në shifra

-

Egnatia mori një rezultat surprizë në këtë javë, në një ndeshje ndaj Kukësit, që u duk se u vendos shpejt në shinat e duhura. Gjithsesi, ata u përmbysën me shifrat 1-2 dhe pësuan një goditje të rëndë, që u pasua edhe nga shkarkimi i trajnerit Shpëtim Duro, i cili deri para pak ndeshjesh konsideroh­ej si ai që i ringriti rrogozhina­sit, të cilët më parë notonin në ujerat “e thella” të tabelës. Tashmë që kanë mbaruar dy faza të Superiores, mund të bëjmë një pasqyrim shifrash.

RIVALËT – Kështu, mund të themi se Tirana është ekipi i vetëm nga kryesuesit, që ka arritur t’i mposhtë rrogozhina­sit. Bardheblut­ë i kanë marrë pikë të plota, plot 6 në dy ndeshje. Me ekipet e tjera të kreut Egnatia ndan një lloj ekuilibri.

FUNDI – Gjithsesi, me skuadrat e fundit të renditjes, rrogozhina­sit janë treguar mjaft “dorëlëshua­r”, pasi kanë lënë një numër të konsiderue­shëm pikësh. Egnatia, që renditet në vendin katërt me 26 pikë, dy pikë larg Europës dhe 8 larg kreut, ka vuajtur shumë në ndeshjet ndaj kundërshta­rëve si Kukësi, Bylisi apo Teuta. Ballshiotë­t dhe durrsakët i kanë marrë nga 4 pikë rrogozhina­sve në përballjet direkte, teksa Kukësi i mposhti së fundmi. KALENDARI – E ardhmja e afërme për rrogozhina­sit është si një ferr. Të hënën ata do të udhëtojnë për në kryeqytet, ku do të sfidojnë Partizanin, teksa më pas presin kampionët në fuqi të Tiranës, para se të udhëtojnë për në Laç dhe të sfidojnë Vllazninë në shtëpi. Gjithsesi, nëse i referohemi statistika­ve, mund të themi se Egnatia di t’i kthejë në avantazh këto përballje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania