Panorama Sport (Albania)

Doçi: Vllaznia u vendos në gjumë

Ish-mbrojtësi shkodran: Lojtarët u liruan shumë, klubi të menaxhojë më mirë euforinë “Nuk i kanë vlerësuar njësoj rivalët, nëse e bëjnë këtë do të jenë për titull deri në fund”

- ADMIR URUÇI

Ish-mbrojtësi i Vl laznisë, Edmond Doçi, i cili prej vitesh është në detyrën e trajnerit të moshave në akademinë e klubit shkodran, gjatë një interviste për “Panorama Sport”, ka analizuar ecurinë e kuqebluve në dy fazat e para të kampionati­t. 42vjeçari ka analizuar edhe shkaqet që sollën humbjen e fundit në Ballsh, ndërsa bën apel për drejtuesit e klubit që të menaxhojnë më mirë situatat sa i përket euforisë që ka skuadrën në momente të veçanta pas disa fitoreve.

Edmond, u mbyllën dy faza. Mendoni se Vllaznia mund të kishte bërë më tepër apo renditja është pasqyrë reale e asaj që ka dhënë në fushë?

Normalisht që kishte mundësi për të marrë më shumë pikë. Mirëpo, duke marrë disa rezultate negative në fazën e parë, psikologji­a e lojtarëve nuk ka qenë e duhura. Pastaj, një ekip i suksesshëm është

që ka vazhdimësi me lojtarët që ka përzgjedhu­r të luajnë. Megjithatë, kur ke shumë dëmtime, normalisht që vjen edhe mungesa e rezultatev­e. Mendoj se Vllaznia duhet të kishte shfrytëzua­r më shumë gabimet që kanë bërë skuadrat

e tjera në këto dy faza të para. Që të jesh një ekip pretendent, duhet të bësh shumë pak gabime. Prandaj kjo Vllazni duhet të kishte vlerësuar njësoj të gjitha skuadrat.

Ekipi tregohet i fortë me skuadrat pretendent­e,

ndërsa vuan shumë me ato që në letër është favorite. Çfarë ndryshon sipas jush?

Kjo është një gangrenë që Vllaznia e ka vuajtur gjithmonë. Prandaj e theksova që duhet t’i vlerësojë të gjitha ekipet njësoj, sepse pikët janë të njëjta me çdo kundërshta­r.

Të ndalemi pak te takimi i fundit në Ballsh, çfarë nuk shkoi sipas jush që ecuria pozitive e Vllaznisë u ndal nga Bylisi?

Fitorja në Kupë ndaj Bylisit e bëri që ta nënvlerëso­jë ndeshjen e kampionati­t. Pastaj, edhe rezultatet pozitive që pati në këto ndeshjet e fundit, e vunë pak në gjumë skuadrën. Mendoj që drejtuesit duhet t’i administro­jnë me mirë situatat dhe mos ta lënë ekipin që të kalojë në eufori. Pastaj duhet të ndalojnë edhe euforinë e rrjeteve sociale, sepse pas fitores së fundit sikur u liruan pak në deklarata. Edhe për këtë klubi duhet të ndalojë dhe të merret.

Të hënën me Erzenin, si e shikoni këtë ndeshje?

E shoh të fortë, por mendoj që Vllaznia do bëjë më të mirën, që t’i japi fund pretendimi­t të Erzenit për Kupat e Europës.

Ndaj shijakasve ka çaluar në dy ndeshjet e para, qoftë në Durrës dhe gjithashtu në Shkodër...

Kur ekipi ynë ka luajtur në maksimumin e tij, ka marrë gjithmonë rezultate pozitive. As që bëhet fjalë që ka forcën e duhur për të marrë fitoren këtë herë ndaj Erzenit.

Si një trajner kampion me moshat, ju ka bërë përshtypje performanc­a e të rinjve, si Alivoda, Smajli etj...?

Mendoj që po bëjnë një paraqitje të mirë. Kjo i ka bërë mirë edhe ekipit, sepse ka ulur me këmbë në tokë lojtarët e afruar nga merkatoja e verës. Është rritur konkurrenc­a për një vend në formacion tashmë, ndërsa në momente të veçanta ka pasur mundësi të shohim edhe ndonjë lojtarë tjetër të merrte pak minuta. Besoj se në vitet në vazhdim duhet të krijojmë bazën me lojtarë të rinj shkodranë.

Ku e shikoni Vllazninë në fund të këtij sezoni?

Nëse i marrin ndeshjet me vlerësimin e duhur, mendoj që do të jemi deri në fund pretendent­ë për titull. Shpresoj që në vazhdim ta kemi kontingjen­tin e plotë, sepse çdo gjë është në rrugën e duhur.

 ?? ?? Edmond Doçi, trajner në akademinë Vllaznia
Edmond Doçi, trajner në akademinë Vllaznia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania