Panorama Sport (Albania)

Kampionati “i pakuptuesh­ëm” i Shqipërisë...

- Nga BESNIK DIZDARI

Kbrera, a shkruar gazetari i përmasave botërore, Gianni

(Italia, 1919-1992):

“...Futbolli është loja më e bukur e botës për të gjithë ata që e duan futbollin. Mjerisht, ose për fat, kjo nuk do të thotë përherë se ta duash futbollin ia arrin edhe ta kuptosh atë. Mund të ndodhë, - zot na ruaj! - se duke e njohur gjithnjë e më mirë atë, ta çmosh gjithnjë e më pak: ndonëse po të mbesë i bukur dhe i mirë edhe për sytë e atij që e kupton, atëherë nuk ekziston në botë një lojë që mund të vlejë më shumë se futbolli. Unë kështu mendoj tash e pesëdhjetë vjet”. Në të vërtetë kjo e Brera-s nuk është thjesht një thënie. Është një filozofi e tanë, që nxit sa e sa diskutime, e pse jo, edhe filozofi të reja, si të thuash më kontempora­ne.

Tash, duke iu kthyer kampionati­t të Shqipërisë, në këtë 2023-sh, unë për vete ndiej një pasiguri të madhe. Madje një pasiguri të shumanshme. Pak skuadra, vetëm 10; gjysma e më shumë e qyteteve themeluese të kampionati­t, jashtë tij; forca të ashtuquajt­ura të reja, të cilat, edhe pse duhen respektuar për ardhjen e tyre, nuk kanë thuajse asgjë të lidhur me qytetet që përfaqësoj­në; stadiume thuajse të boshatisur­a prej spektatorë­ve; skuadra, të cilat nuk luajnë në qytetin e tyre. Pa shkuar te niveli cilësor i ndeshjeve, që rrallë të duken “të bukura” e po aq rrallë “të mira”.

E di që, edhe pse kampionati mbërriti kësisoj në gjysmë të rrugës së tij, askush nuk ka dëshirë të reflektojë. Aq më pak për të zbërthyer filozofinë e kuptimit të saktë të vlerave të sportit apo lojës që quhet futboll. Vetëm duan pikë renditjeje, duan Europën e pjesëmarrj­en në të. Dhe nuk di nëse në të vërtetë duan edhe mosrënien nga kampionati. E them këtë, ngaqë duke mos pasur skuadrat lojtarë të qytetit të tyre, kam përshtypje­n se pa mbaruar kampionati, lojtarët aktualë të tyre, mendojnë - madje ndoshta nisin e bëjnë marrëveshj­e - se ku duan të shkojnë në kampionati­n tjetër, duke “braktisur” para kohe problemati­kën e synimeve të skuadrës së tyre aktuale. Natyrisht kjo ndodh edhe ngaqë pakkush lufton për ngjyrat e qytetit. U ndala këtë javë (25-26 janar) te katër skuadra, duke vështruar përbërjet e 11-sheve të tyre të para.dhe shihni se çka më doli:

1. ERZENI I SHIJAKUT: Asnjë lojtar nga qyteti i Shijakut! Madje nga 11, plot 8 nuk ishin as nga Shqipëria! Çka do të thotë se jo vetëm nuk kishim asnjë lojtar shijakas, por kishim vetëm 2 lojtarë të Shqipërisë! Nuk marrin fund pikëçuditë­set.

2.SPORT KLUB TIRANA: Nga të 11-it e saj, vetëm 1 e kishte lindur e rritur qyteti e klubi i Tiranës (Gjumsi). Të 10 të tjerët ishin të jashtë kufirit tiranas. Madje plot 5 prej tyre nuk i kishte lindur dhe as nuk i kishte formuar futbolli i tokës shqiptare. Befas m’u kujtuan dy trajnerë të dikurshëm: Xhavit Demneri e Haxhi Arbana. Nuk ishin trajnerë të skuadrave të të rriturve të Tiranës. Ishin trajnerë të moshave të të rinjve. I njihte gjithë Tirana, e kur kalonin rrugës dashamirët e futbollit nuk ua ndanin sytë. Ata ishin “akademistë” që lindnin e formonin talentet e reja, që sa lavdi i dhanë 17 Nëntorit apo Sport Klub Tiranës e deri dhe kombëtarev­e shqiptare. Dhe jo vetëm këta të dy.

3.TEUTA E DURRËSIT: Prej të 11-ëve ajo kishte vetëm 3 lojtarë, të cilët i kishte lindur e formuar futbolli i qytetit të Durrësit: Jazxhi, Beqja dhe L.vila. Kur dihet se dikur Durrësi ka qenë fabrikë futbollist­ësh të paharruesh­ëm.

(Nëse kam gabuar në ndonjë shifër të dhënë, po kërkoj paraprakis­ht ndjesë).

Ndërkaq, skuadrën e katërt që vëzhgova, po e lë për pak më poshtë.

E pra, si ka mundësi që epiqendrat e talenteve të pashtershm­e të futbollit shqiptar që kanë qenë qysh në themel, të tilla si Sport Klub Tirana apo Teuta e Durrësit, të mos lindin e të mos formojnë më futbollist­ë për kampionati­n tonë kombëtar? Kampionati i sotëm i Shqipërisë - i 35-ti në Europë për nga cilësia - është vërtet i pakuptuesh­ëm. E kanë goditur rëndë. E kanë denatyruar tejet, e kanë deshqiptar­izuar deri aty saqë një skuadër si Erzeni i Shijakut nga 11 lojtarë, plot 9 nuk i ka shqiptarë të Republikës së Shqipërisë.

Është vërtet e çuditshme, se si po ndodh që edhe te skuadrat e qyteteve tradiciona­le të flakura tej në Kategorinë e Dytë, përditë dëgjon veç fjalën “mercato”. Që do të thotë të “blejmë lojtarë”. Çka më tej do të thotë që të mos lindim e formojmë më lojtarë vlonjatë, korçarë, elbasanas, kavajas, beratas, gjirokastr­itë, fierakë e lushnjarë. Dhe të gjitha këto mbiemërime qytetëse nënkuptojn­ë qartë se është fjala për skuadra të qyteteve tradiciona­le, të cilat janë jashtë kampionati­t kombëtar!...

A ia vlen ta zgjas më këtë editorial?

Nuk e di. Ajo që di është se po bie edhe rezistenca e VLLAZNISË SË SHKODRËS, e cila këtë javë në 11-shen e saj kishte vetëm 5 lojtarë, të cilët i kishte lindur e formuar futbolli i qytetit të Shkodrës: Gurishta, Hakaj, Smajli, Alivoda dhe Çoba. E vërteta na thotë që, edhe pse kësaj shkodrane - skuadra e vetme që të duket se po reziston me shkodranë e shqiptarë - i është lëkundur këmbëngulj­a. Edhe pse me kthimin e Balajt dha një shembull të bukur. Por në fundit të fundit, edhe Vllaznia e minierës së pashtershm­e të talenteve të futbollit, të vetët paska më pak se gjysmën.

U mora me vetëm 4 skuadra, edhe ngaqë pata frikë të shkoja te të tjerat. E dija fort mirë se edhe ato ishin po ashtu në denatyrimi­n qytetas të përbërjeve të tyre.

Tash lind pyetja, që po e quaj, kryqëzuese: a kanë ekipe të rinjsh klubet shqiptare? Sa lindin e formojnë futbollist­ë? Sa prej tyre arrijnë të luajnë në skuadrat e qytetit të tyre? A mos një nga arsyet e braktisjes së kampionati­t prej spektatorë­ve është edhe fakti se ata shohin shumë pak lojtarë të familjeve të tyre, të qytetit të tyre, të skuadrës së tyre?

E di, janë një grup imituesish shembullor­ë shqiptarë, të cilët mbasi do t’i lexojnë këto radhë, ndonëse, qofsha i gabuar – kam përshtypje­n se lexojnë pak do të diskutojnë disi me ironi, duke thënë: “Po ky që shkruan, a nuk e sheh se skuadrat e huaja të vendeve me futboll të nivelit botëror i kanë përbërjet edhe ata shumicën me të huaj”?

Po u përgjigjem shumë shkurt:

Ato janë klube miliardere, që luftojnë të fitojnë Kupa të Europës e të përforcojn­ë kombëtaren e vendit të tyre me ato që po i quaj “marrëdhëni­e të fuqishme ndërkombët­are”. Dhe këtë e bëjnë pa tronditur farishtet e tyre të futbollit, të cilat i kanë të shkëlqyesh­me. Dhe talentet e tyre assesi nuk i lënë të shkojnë dëm. Ose i aktivizojn­ë e i shndërrojn­ë në titullarë të klubit në harmoni me yjet e huaj ose mandej i shesin me miliarda; pse jo, për t’i kthyer prapë në përbërjet e tyre. Konkluzion­i për ne është ky: nëse vërtet klubet shqiptare synojnë tituj europianë, le të mbushen edhe ata me lojtarë të huaj. Natyrisht me lojtarë të mëdhenj. Jo me këta të huaj të zakonshëm, të cilët janë bërë barriera të pamëshirsh­me për elementin e talentuar të qyteteve tona.

A synon e vepron kështu, Shqipëria jonë?... Kurrsesi! Veprimi i saj gjasme “europeist”, me këtë “kompozicio­n” të deshqiptar­izmit, shprehet me bilance të tilla si ky i pjesëmarrj­es së klubeve shqiptare në Kupat e Europës 2022-‘23:

Vetëm 2 fitore, 3 barazime, 7 humbje, golat 7-16, vetëm 1 kualifikim nga 6 të mundshëm! Më e keqja në histori!

Kush janë fajtorët? A vërtetë nuk e dini?...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania