Panorama Sport (Albania)

Teuta, Goxhaj: Mbijetojmë dhe shkojmë larg në Kupë

Mbrojtësi: Ëndërr të luaja me skuadrën e qytetit tim “Me Laçin e vështirë, por jemi gati që t’i mposhtim”

- ZAMIR QYPI

Teuta bëri goditjen e dytë në merkato pas Sherif Kallakut, duke afruar mbrojtësin Jurgen Goxha. Lojtari 30-vjeçar, edhe pse është durrsak, vetëm dy ditë më parë ndaj Partizanit luajti për herë të parë në karrierën e tij me fanellën e skuadrës së vendlindje­s, Teutës. Goxhaj ka qenë disa herë pranë firmës me Teutën, por palët vetëm këtë janar gjetën dakordësin­ë. Mbrojtësi që mund të luajë edhe në mesfushë. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ka folur për debutimin me “djemtë e detit”, si dhe pritshmëri­të që ka në këtë pjesë të dytë të sezonit. Ai është i lumtur që aktivizimi i parë me skuadrën përkoi edhe me fitoren e rëndësishm­e në transfertë ndaj Partizanit.

Jurgen, debutim me Teutën dhe fitore me të kuqtë. Kishte më mirë se kaq?

Ishte një takim i fortë, pasi ekipi kundërshta­r kërkonte të merrte tri pikët. Kjo na e vështirëso­i edhe më shumë punën tonë, por gjithsesi ne nuk e humbëm kurrë besimin se do të fitonim e për këtë luftuam deri në fund duke ia arritur qëllimit. Jam shumë i gëzuar, sepse ne po vazhdojmë rrugën që kemi nisur në këto javë të kampionati­t. Kemi marrë 3 pikë të arta dhe tani duhet të shohim vetëm përpara, pasi kemi ende punë për të bërë. Jemi në rrugë të mbarë, por kjo nuk duhet të na çojë në eufori.

Si kanë shkuar ditët e para tek ekipi i ri?

Shumë mirë, ishte një pritje e ngrohtë si nga stafi drdrejtuep­i ashtu dhe nga lojtarët, pasi realisht kam shumë miq këtu.

Çfarë ndjesie është për ju të vishni për herë të parë fanellën e skuadrës së qytetit tuaj?

T’ju them të drejtën, që në fëmijëri e ëndërroja, sepse ëndrra e çdo durrsaku është të veshë fanellën e ekipit të parë të Teutës. Për këtë gjë jam shumë i lumtur. Vërtetë.

Si erdhi ky vendim dhe pse u bindët tani?

Projekti i ekipit, qyteti, njerëzit që më rrethojnë dhe këmbëngulj­a e profesor Edi Martinit, që donte të më kishte në skuadër. E kam pritur gjatë këtë moment sepse kam qenë shumë afër Teutës edhe para 2 vitesh dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin në objektivin e tij. Do të jap më të mirën time për këtë fanellë.

Çfarë synimesh keni tani

që jeni pjesë e Teutës?

Fillimisht të shpresoj të ndihmoj Teutën që të mbijetojë, sepse është ekipi i vetëm që kurrë s’e ka prekur Kategorinë e Parë dhe shpresoj kjo mos të ndodhë as këtë vit! Ndërkaq, do të tentojmë të shkojmë sa më larg në kupën e Shqipërisë.

Mendoni se do të përshtaten­i shpejt?

Të them të drejtën e quaj veten të përshtatur, sepse jam në shtëpinë time dhe kam shumë miq aty!

Çfarë ndeshjeje prisni ndaj Laçit?

Normale që është një sfidë e vështirë, por për ne është ndeshja e radhës. Pa humbur respektin për kundërshta­rin, ne jemi Teuta dhe duhet t’i fitojmë ndeshjet, sepse ne kemi si synim për të fituar këtë duel dhe shpresoj që t’ia dalim mbanë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania