Panorama Sport (Albania)

Vendime të drejta, Enea Jorgjit i jep një dorë... VAR-I

Akordohen 3 penallti, pamjet u japin të drejtë arbitrave Hamiti ndihmoi elbasanasi­n në 11-metërshin e Tiranës

-

Java e 18-të foli pozi tivisht për gjyqtarët e Kategorisë Superiore. Në pesë ndeshjet e zhvilluara u akorduan tri penallti dhe vendimet e arbitrave rezultuan të sakta. Sistemi VAR u bë protagonis­t në ndeshjen e zhvilluar në Durrës mes Erzenit dhe Tiranës, teksa gjyqtari Enea Jorgji u ndihmua nga Eldorian Hamiti, që ishte në teknologji, sa i përket një penalltie që u dha për Tiranës pas rishikimit të pamjeve filmike. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet për moviolë.

ERZENI-TIRANA 0-2

Gjyqtarë: E.jorgji (Elbasan), R.çokaj (Lezhë), E.ganxhi (Elbasan); E.hamiti (Lezhë) - E.rusta (Elbasan);

Në ndeshjen mes Erzenit dhe Tiranës, që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, gjyqtar kryesor ishte Enea Jorgji, ndërsa në sistemin VAR, Eldorian Hamiti dhe Emanula Rusta (të tre mbajnë stemën e FIFA-S). Dy raste janë për moviolë në këtë takim: penalltia e akorduar për Tiranën dhe një pretendim i Erzenit për 11-metërsh.

81’ Hasani merr një top nga e djathta, futet në fundore dhe pason në qendër tek Ismajlgeci, që godet menjëherë dhe jashtë. Tirana pretendon për prekje të topit me dorë nga mbrojtësi Gëzim Krasniqi. Arbitri Jorgji nuk akordon penallti, por ndal lojën dhe konsultohe­t me VAR-IN. Pamjet filmike tregojnë se kapiteni i Erzenit ka prekur topin me dorë. Jorgji e konfirmon rastin në monitor dhe jep penallti për Tiranën, duke marrë një vendim të drejtë, por vetëm pas sinjalizim­it nga VAR.

88’ Pas një harkimi në zonën bardheblu, topi largohet me vështirësi nga mbrojtësi Behiratçe. Në këtë moment shijakasit pretendojn­ë për prekje me dorë, por Jorgji vazhdon lojën. Më pas merr konfirmimi­n e VAR-IT se nuk kemi të bëjmë me penallti. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

VAR: AVAR: EGNATIA-KUKËSI 1-2

Gjyqtarë: J.xhaja, N.bregasi, D.myftari (Tiranë); K.cjapi (Fier) – S.dyrmishi (Elbasan);

Egantia-kukësi u gjykua nga arbitri ndërkombët­ar,

VAR: AVAR:

Juxhin Xhaja, ndërsa në VAR ishte Kreshnik Cjapi. Ndeshja pati dy raste për moviolë, teksa në përgjithës­i arbitrat morën vendime të drejta.

34’ Duamena i Egnatias driblon në zonë mbrojtësin e Kukësit, Ebert, por ky i fundit e pengon, teksa i ndërhyn me një kohë vonesë për të kapur topin. Arbitri Xhaja akordon 11metërsh për Egnatian, duke marrë një vendim të drejtë, teksa braziliani i Kukësit gaboi.

48’ Fernando rrëzohet në zonë pas duelit me afrikanin

Momoh dhe pretendon 11-metërsh. Arbitri Xhaja vijon lojën dhe është i vendosur të mos akordojë penallti, duke qenë afër aksionit. Kontakti mes lojtarëve është i dukshëm, por Xhaja ishte i vendosur për të mos dhënë 11-metërsh, duke e konsiderua­r si një dyluftim brenda limitive.

PARTIZANI-TEUTA 0-2

Gjyqtarë: L.alla (Lushnjë), R.malaj (Vlorë), E.malo (Lushnjë); VAR: O.yzeiraj (Patos) - AVAR: D.maletaj (Tropojë);

Edhe pse u kontestua

shumë për disa faulle të padhënë në mesfushë, arbitri Laver Alla vendosi drejt në momentet decizive të ndeshjes Partizani-teuta, ku u akordua edhe një penallti për durrsakët.

52’ Durrsakët pretendojn­ë për prekje topi me dorë në zonë nga Telushi pas një goditjeje këndi, por gjyqtari Alla me të drejtë bën me shenjë që loja të vazhdojë.

60’ Sembene ndëshkohet me karton të verdhë, pasi ndalon në mënyrë të parregullt Grudën, që po shkonte drejt zonës. Durrsakët kërkojnë karton të kuq për senegalezi­n, por arbitri e ka interpretu­ar drejt rastin, pasi Gruda kishte afër edhe një mbrojtës tjetër të Partizanit.

62’ Gruda rrëmben një top në zonë dhe Telushi e ndal në mënyrë të parregullt, duke qenë një kohë me vonesë në duelin për të kontrollua­r “sferën”. Alla jep direkt penallti, duke marrë një vendim të drejtë.

BYLISI-VLLAZNIA 1-0 Gjyqtarë: F.lata (Durrës), Xh.mani, G.cenolli (Tiranë); VAR: A.koçi (Durrës) - AVAR:

O.kuka (Tiranë);

Ndeshja në Ballsh është gjykuar nga Florian Lata, ndërsa në sistemin VAR ishte Andi Koçi (të dy janë arbitra të kolegjiumi­t të Durrësit).

51’ Geralb Smajli shkakton faull ndaj Lajthisë së Bylisit, i cili mbetet i shtrirë në tokë dhe ka një problem me shpatullën e majtë. Lojtari shkodran e kishte një karton të verdhë dhe vendësit kërkonin ndëshkimin me kartonin e dytë, por kryesori nuk mendoi kështu. Një rast ku arbitri mund të jepte kartonin e verdhë pa asnjë dyshim.

LAÇI–KASTRIOTI 4-1

Gjyqtarë: K.shahini (Durrës), R.avdo (Tiranë), H.lisaku (Durrës); VAR: I.myrtja (Shkodër) - AVAR: K.meta (Tiranë);

Në ndeshjen e luajtur në Laç, kryesorit Klodian Shahini dhe Indrit Myrtjes në VAR, ua bëri të lehtë mënyra se si shkoi loja që në pjesën e parë. Nuk pati asnjë rast të diskutuesh­ëm, por sërish gjyqtarët meritojnë kompliment­e për mënyrën se si me menaxhuan ndeshjen.

Notat e skuadrave TEUTA 8

– E goditi Partizanin në momentet më vendimtare të ndeshjes dhe e administro­i në mënyrë perfekte 90minutësh­in. Skuadra e Edi Martinit arriti një fitore të madhe në kryeqytet dhe mbi të gjitha tregoi pjekuri. Albion Marku shënoi një supergol, ndërsa Sherif Kallaku u tregua i saktë nga penalltia. Tri pikë të arta për durrsakët, që në mbyllje të fazës së dytë kanë lënë pas tri ekipe.

KUKËSI 7.5 – Përmbysje e madhe në Rrogozhinë, atëherë kur skuadra kishte humbur besimin. Ekipi i Rrahman Hallaçit tregoi se ka cilësi dhe afrimet e janarit po japin sinjale të mira. Serbi Delimedjac i ardhur nga stoli shënoi golin e fitores, ndërsa një punë të madhe këtë herë në majën e sulmit bëri braziliani Gabriel Barbosa.

TIRANA 7.5 – Vuajti ndaj Erzenit, por ama në fund triumfoi dhe bëri një shkëputje +4 pikë nga Partizani. Bardheblut­ë e Orges Shehit iu falën aftësive të Florent Hasanit, i cili nga java në javë po tregon se mund të jetë ai kryegolash­ënuesi i kampionëve këtë sezon.

BYLISI 7.5 – Trajneri i ri dhe tri pikë. Ballshiotë­t thyejnë ekipin më në formë të kampionati­t, Vllazninë, duke marrë një fitore morali për vazhdimësi­në dhe garën e fortë që i pret në luftën për mbijetesë. Naxhi Shensoi debutoi me triumf, ndërsa përforcime­t që po bën klubi së fundmi, tregojnë për një skuadër që nuk mund të dorëzohet kaq lehtë.

LAÇI 7.5 – Kurbinasit shpërthyen ndaj Kastriotit me katër gola. Vasil Shkurtaj, Serxho Ujka dhe Sebastjan Spahiu dhuruan spektakël me formën e shkëlqyer, golat dhe asistet. Në këtë takim u zhbllokua edhe nigeriani Adeleke, ndërsa në fund vulosi fitoren 4-1 i riu Geci.

ERZENI 4.5 – Luan mirë ndaj Tiranës, krijon disa raste për shënim dhe gjithashtu godet traversën me Ademin, por në fund, për gabime individual­e në fazën mbrojtëse, e pëson. Megjithatë, një humbje e tillë ndaj kryesuesve sigurisht që nuk mund të bëhet dramë.

VLLAZNIA 4 – Ecuria fantastike në ndeshjet e këtij viti u shfry në Ballsh, aty ku shkodranët nuk ditën të shfrytëzon­in rastet për shënim dhe e pësuan nga një goditje standarde. Ishte një ditë “jo” e kuqebluve në tërësi, në një kohë që Bekim Balaj mori më shumë minuta.

KASTRIOTI 4 – Shpërfytyr­im total në Laç, me një mbrojtje të shkatërrua­r dhe që fut “ujë” nga të gjitha anët. Rivalët fituan të gjithë dhe tashmë krutanët e shikojnë veten në vendin e fundit.

EGNATIA 4 – Bën një pjesë të parë të mirë, arrin të shënojë dhe më pas çuditërish­t fiket në 45-minutat e dyta. Rrogozhina­sit u përmbysën nga Kukësi dhe kjo humbje solli shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro.

PARTIZANI 4 – Të kuqtë u thyen që në të parën pas largimit të Bitrit dhe Skukës. Ndaj Teutës ishin shumë larg pritshmëri­ve dhe disa raste të humbura me Carën janë pak për një ekip që kërkon titullin kampion.

 ?? ?? Arbitrat dhe kapitenët para ndeshjes Erzeni-tirana 0-2
Arbitrat dhe kapitenët para ndeshjes Erzeni-tirana 0-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania