Panorama Sport (Albania)

Dikur i jepte titullin, Ferraj: Sot e mund Dinamon!

Në 2008-ën bëhej “hero” i bluve, tani kthehet kundërshta­r “Kujtimi më i bukur që kam në karrierë, por i mposht”

- FATJON RUPI

Në memorien e ti fozëve të një skua dre mbeten të stampuara momentet më të rëndësishm­e të skuadrës së zemrës. Sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje dhe gola titulli kampion, siç ka ndodhur pas viteve ‘90 dy herë me Dinamon, që e ka fituar titullin kampion në Superiore me “fotofinish”. Në fillim me golin e Klodian Asllanit në Shkodër ndaj Vllaznisë (0-1) dhe pastaj, në 2008-ën, me golin e Nertil Ferrajt ndaj Partizanit (1-2). Rasti i dytë është mjaft interesant, sepse blutë luanin me 9 lojtarë në fund. Protagonis­ti i atij goli vendimtar kthehet sot në po atë stadium, “Selman Stërmasi”, por si kundërshta­r. Vite më parë i shpallte kryeqyteta­sit kampionë të vendit, teksa shënonte në portën e Orges Shehit në shtesë, kurse tani si lojtar i Luzit 2008 kërkon ta mundë. Futbollist­i 35-vjeçar bëhet nostalgjik para këtij 90-miutëshi. Për “Panorama Sport”, kujton ndeshjen e 15 viteve më parë dhe golin në shtesë. Mesfushori shprehet se Dinamon e do gjithmonë në elitën e futbollit shqiptar, edhe pse sot kërkon t’i bëjë “keq” me Luzin e tij. “Ai gol që kam shënuar për Dinamon ndaj Partizanit në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ është kujtimi më i bukur që kam nga futbolli. Është momenti më i veçantë që kam përjetuar në karrierë. Të shënosh në ndeshjen e javës së fundit të kampionati­t, ku në lojë është titulli kampion, nuk harrohet lehtë. E kujtoj shpesh. Ndeshja e nesërme (sotme)? Vij si kundërshta­r dhe dua që të fitojë skuadra ime, Luzi, por do të uroja që në fund të kampionati­t të dalë Dinamo kampione. Dhe jo vetëm në Kategorinë e Parë, por dëshiroj që shumë shpejt të dalë kampione edhe në Superiore. Luzi deri tani ka bërë një kampionat të mirë, jashtë pritshmëri­ve të opinionit sportiv. Unë do të thosha se ka disa djem shumë të talentuar, që çdo ekip tjetër duhet t’i vlerësojë. Për mendimin tim, Kategoria e Parë është një trampolinë e mirë për çdo futbollist që nuk ka pasur mundësinë të luajë ndoshta në ekipet e Superiores. Dhe ka shumë futbollist­ë që kanë spikatur së pari në këtë kategori, i fundit është rasti i Skukës”, ka thënë Ferraj për gazetën.

 ?? ?? Nertil Ferraj, mesfushori 35-vjeçar i Luzit
Nertil Ferraj, mesfushori 35-vjeçar i Luzit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania