Panorama Sport (Albania)

Magani nuk “fryhet”: Do ta kemi të vështirë në Burrel

- FERIZ FERIZAJ

Koha e miqësoreve ka mbaruar. Vërtetë kanë bindur gjatë fazës përgatitor­e, por tani verdhezinj­të duhet të tregojnë veten në kampionat. Prova e parë për këtë 2023-sh është delikate, pasi do t’u duhet të testojnë veten në transfertë. Përballë Burrelit e dinë që nuk do të jetë e lehtë, e megjithatë kavajasit duket se i kanë marrë masat. Skuadra udhëton e plotë dhe kjo i jep luksin stafin teknik që të hedhë në fushë më të mirët. Gugash Magani tregohet i kujdesshëm në deklarata para këtij 90-minutëshi. Teksa tregon vlerësimet e tij për kundërshta­rin, për “Panorama Sport”, thotë: “Jo për diplomaci, por vërtet që vlerësoj

Burrelin si një ekip me vlera dhe që meriton vëmendjen maksimale. Të gjitha kanë bërë përforcime në janar, pa folur për minifazën që i ka vlejtur kujtdo. Jemi të vetëdijshë­m se kundërshta­ri për vetë pozitat që ka në klasifikim, do të kërkojë patjetër pikët maksimale ndaj nesh. Nga përvoja e gjatë si trajner, por edhe javët paraardhës­e, asnjë ndeshje s’mund të thuhet se e fitoj pa luajtur.

Në fushë luhet dhe aty vendoset gjithçka. Prandaj, ua kam bërë të qartë lojtarëve se duhet të kenë qetësinë, sigurinë dhe motivimin maksimal në fushën e lojës. Çdokush ka objektivat e vet në fund të ditës dhe bazuar në këtë, pres nga Besa ime të justifikoj­ë gjithë punën e madhe që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Më kanë ngrohur miqësoret e luajtura të them të drejtën, pasi grupi ka treguar stabilitet. Ofensiva ka reaguar, duke shënuar 5 gola, por edhe prapavija duke pësuar fare pak. Si trajner do të doja të fitoja, por jam mësuar që jem me këmbë në tokë. Me këtë, dua të them se do të jetë një ndeshje e vështirë e paparashik­ueshme”, e mbylli peqinasi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania