Panorama Sport (Albania)

Kananaj firmos me Lushnjën, Dalipi: Dua luftëtarë në fushë

-

Lushnja merr Altin Kananajn, pak orë para se të rinisë kampionati. 21-vjeçari ka firmosur dje dhe do të jetë pjesë e verdhejesh­ilëve deri në fund të sezonit. Mesfushori vjen pas eksperienc­ës tek Apolonia, ndërsa më herët ka luajtur edhe te Tomori. Ai është afrimi i pestë i klubit në merkaton e dimrit, por jo i fundit. Klevis Dalipi nuk e sheh ende të kompletuar grupin, e megjithatë e di që justifikim­et janë të ndaluara. Gjatë një deklarate të dhënë pak para transfertë­s me Skënderbeu­n, trajneri flet hapur për gjithçka. “Unë e di që nuk ka justifikim. Por janë shumë pak ditë në dispozicio­n për të bërë ato manovra loje që unë kërkoj. Aq më tepër, ne jemi ende në pritje të disa lojtarëve të tjerë. Klubi më ka premtuar që do të afrohen. Është klubi ai që merret me merkaton. Unë jam trajneri dhe pranoj. Unë nuk marr vendime për të marrë lojtarë. Klubi m’i propozon dhe unë them ‘po’. Unë jam i gatshëm të punoj edhe me këta lojtarë që kam këtu. Kjo është detyra ime si trajner”, tha fillimisht 46-vjeçari.

TRANSFERTA - Lushnja luan në transfertë me Skënderbeu­n dhe nuk ka marrë ende asnjë pikë jashtë shtëpisë për këtë sezon. “Dalim te më kryesorja, te ndeshja. Është shumë e vështirë. Për vetë pozitat. Ata luajnë për luks, ne luajmë për mbijetesë. Ky është

realiteti. Ne kemi vlerësim maksimal për skuadrën e Skënderbeu­t. Por do të shkojmë në Korçë për të luftuar fort dhe këtë ua kam bërë të qartë edhe lojtarëve gjatë këtyre 3 javëve. Do të udhëtojmë në këtë transfertë për të marrë maksimumin. Do të luftojmë çdo moment, çdo sekondë. Nëse do të mendojmë ndryshe, do të kemi shumë probleme”, tha Dalipi.

Tekniku kërkon një skuadër me karakter në Korçë. “Lojtarëve që janë aktualisht nën kontratë, unë u kam dhënë maksimumin e mbështetje­s. Trajneri ka për detyrë të stërvitë ata lojtarë që ka në dispozicio­n. Çfarë vijnë të mirë, janë vlerë e shtuar. Unë e dua konkurrenc­ën. Të lodhem duke menduar se kë do të aktivizoj? Pse? Sepse kam shumë alternativ­a dhe nuk po di kë të aktivizoj. Ky është luks. Realiteti nuk është ky! Ne jemi në një situatë dhe le t’i marrim maksimumin këtij grupi që kemi. Janë djem të mirë, miq të mirë, shokë të mirë, po në këtë situatë ku ndodhemi unë mendoj se ne duhet të jemi shumë agresivë. Pra, duhet të jemi djem me shumë karakter. Le të dalim pak edhe nga natyra jonë ‘e butë’. Duhet të jemi luftëtarë, sepse vetëm kështu mund ta shpëtojmë”, përfundoi Dalipi.

 ?? ?? Klevis Dalipi, trajenri i Lushnjës
Klevis Dalipi, trajenri i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania