Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu merr Hysenin, Gvozdenovi­ç: Jemi super

Vjen ish-mesfushori i Egnatias, trajneri: Merkatoja e hapur “Dua fitoren kundër Lushnjës. Misioni ynë kërkon shumë kujdes”

- LLAZI SARO

Skënderbeu po mun dohet të shfrytëzoj­ë në maksimum ditët e mbetura të merkatos. Pasi ka finalizuar me sukses transferim­in e Hektor Idrizajt, Randi Dumfur dhe Agnaldo Moraesh, klubi ka arritur së fundmi akordin me një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për mesfushori­n Erald Hyseni, i cili vjen nga elita. Pjesën e parë të sezonit ai është aktivizuar në radhët e Egnatias, ndonëse pa pasur ndonjë hapësirë. Vetëm 9 minuta në kampionat me rrogozhina­sit, kanë çuar 23vjeçarin drejt largimit. Bardhekuqt­ë kanë përfituar dhe e rrëmbyen beratasin që gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Tomorin, Luftëtarin e Besës. Ai është vënë nën urdhrat e stafit teknik dhe kompleton mesin e fushës. Ai në qendër të këtij reparti, aty ku do të ndeshet me rivaliteti­n e lojtarëve si Liço, Alii, Randi apo edhe Moaresh. Gjithsesi, është një afrim që ka rritur numrin e alternativ­ave në këtë repart duke e plotësuar grupin natyrshëm. Në të tilla kushte, mesfusha e Skënderbeu­t mbetet më e kompletuar për sa i përket ekipit bardhekuq.

GVOZDENOVI­Ç

Skënderbeu ka mbyllur përgatitje­t dhe duket se është gati për të rinisur garën. Ndeshjen e parë e kanë me Lushnjën, që e presin sot në shtëpi. Këtë takim korçarët e duan të fituar, për të shpallur edhe një herë kandidatur­ë për ngjitje. I këtij mendimi është

trajneri i Skënderbeu­t, Ivan Gvozdenovi­ç, i cili në një prononcim për “Panorama Sport”, tregon ambiciet e klubit dhe objektivat sezonalë. Serbi mundohet që t’i motivojë të tijtë, por në të njëjtën kohë pret që të jenë të kujdesshëm. Nuk kishte si të mos fliste edhe për merkaton, të cilën e quan ende të hapur. “Kemi mbyllur përgatitje­t për Lushnjën dhe jemi gati për këtë takim. Ekipin e kam parë të përqendrua­r në çdo seancë dhe mbi të gjitha të motivuar për të bërë më të mirën në këtë 90-minutësh, që mbyll fazën e parë. Në të tilla kushte, do të mundohemi të jemi të qetë dhe kërkues, sa i përket objektivit maksimal. I dua këto gjëra, por gjithmonë duke pasur balanca në dy fazat e lojës dhe duke u treguar të kujdesshëm. Klubi ka bërë një punë të mirë me afrimet dhe jam i kënaqur nga ajo që kanë ndërtuar. Gjithsesi, merkatoja mbetet ende e hapur dhe do të shohim se si do të veprojmë deri në fund. Ajo që mua më intereson për momentin është ta nisim mbarë 2023-shin. Nga nesër (sot) dhe në vazhdim, pres pikët e plota. Kjo është ajo që i kam kërkuar ekipit”, përfundoi trajneri.

 ?? ?? Erald Hyseni, mesfushori 23-vjeçar
Erald Hyseni, mesfushori 23-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania