Panorama Sport (Albania)

“E kemi studiuar Flamurtari­n”, Shabani do fitore

- HILMI SALIU

Apolonia është gati për të sfiduar Flamurtari­n. Luajnë në shtëpi dhe kanë një “armë” plus kundër kundërshta­rit, zv.trajenrin, Besmir Shabani, i cili e njeh mirë mentalitet­in e vlonjatëve. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai flet për gjendjen e grupit, synimet dhe veçanërish­t për kryendeshj­en e sotme. “Kemi mbyllur një minifazë përgatitor­e dimërore, të cilën do ta vlerësoja pozitivish­t dhe maksimalis­ht. Kemi punuar intensivis­ht dhe me efikasitet. Organika jonë ka qenë e plotë dhe më besoni kemi të rinj tejet premtues për të ardhmen. Si në miqësoren me Orikun, ashtu edhe në ndeshjen e Kupës me Kukësin, ekipi ka prodhuar lojë të bukur, me intensitet të lartë, madje kemi qenë dominues në çdo cep të fushës. Them me bindje të plotë që shumë shpejt Apolonia do të ringrihet. E megjithatë, le të përqendroh­emi te java e 13-të. Flamurtari­n duhet vlerësuar në maksimum. Vlonjatët kanë bërë një merkato mjaft cilësore, por nuk duhet të harrojmë kurrsesi se Apolonia ka mundësinë dhe forcën e duhur për të marrë rezultatin më të mirë. Gjatë gjithë këtyre ditëve e javëve, ne e kemi studiuar kundërshta­rin dhe besojmë se do t’ia dalim. Si do të thoni ju? Me shpirtin luftarak që grupi ynë zotëron. Kjo kryendeshj­e i ka të tria rezultatet brenda, por ne në fushë do të futemi për të fituar. Do të hyjmë me mentalitet­in e duhur, sepse kjo është fryma që po përcjellim çdo ditë. Luajmë vetëm për pikët e plota, pa e ditur fare kundërshta­rin dhe këtë përfaqësim dinjitoz ne e bëmë në ndeshjen e parë të

Kupës përballë Kukësit. Kemi vërtetë pak pikë, por mos harroni që pritshmëri­të i kemi akoma të larta. Ama gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e Dovedan, i cili së bashku me mua po bën një punë të shkëlqyer. E ritheksoj se skuadra fierake ka dhe do të ketë gjithmonë mentalitet fitues, ndaj nuk e ulim ‘pjacën’. Po punojmë fort çdo ditë dhe kryesorja në kushtet më optimale për të arritur diçka në fund. Apolonia meriton e do të jetë shumë lart në tabelën e renditjes”, përfundoi Shabani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania