Panorama Sport (Albania)

Flamurtari “betohet” për ngjitjen, Troisi: Ia dalim

“Na pret një garë e vështirë, por do ta kapim Superioren”

- ERMAL SIKA

Në Vlorë nuk po kurse het në merkato. Këtë herë e ka kthyer vështrimin në Kosovë, atje ku ka marrë dy lojtarë. I pari është Ermal Vitija dhe luan si mbrojtës i majtë, që më parë ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Dukagjinit. I dyti quhet Bardh Bylykbashi, që vjen në formë huazimi nga Prishtina. Ai është mesfushor i djathtë dhe do të jetë në Vlorë deri në fund të sezonit.

“BETIMI” PËR ELITËN

Flamurtari e hapi dhe e mbylli me duartrokit­je seancën e fundit stërvitore. Lojtarët shoqëruan me ovacione fjalën e trajnerit Marcelo Troisi, përpara rinisjes së kampionati­t. Ata u “betuan” se do të japin maksimumin, derisa të kapin Superioren. Trajneri paralajmër­oi se gara do të jetë e vështirë në nisje të

këtij viti, ku i presin tri transferta radhazi. Ndalesa e parë është në Fier, atje ku shkojnë vetëm për fitoren.

BINDJA E TROISIT

Për “Panorama Sport”, trajneri Marcelo Troisi tha se ky Flamurtar është më i fortë

se ai i një viti më parë. Dy ndeshjet e fundit i kanë mbetur në mendje, por mendon se janë për t’u harruar dhe se Apolonia do të ndryshojë gjithçka. “Objektivat tanë nuk ndryshohen. Do të jetë një fazë e fortë dhe i dimë fare mirë vështirësi­të e këtij kampionati. Gara sa vjen e bëhet më e vështirë. Jemi gati për ta nisur sa më mbarë”, shprehet Troisi. I pyetur se çfarë rezultati shikon në ndeshjen me Apoloninë, tekniku brazilian e lë të hapur gjithçka, por thekson se ngjitja nuk llogaritet: “Është e vështirë që të bëj parashikim, pasi çdo ndeshje ka tri rezultatet brenda. Por unë e theksoj, është një skuadër e fortë dhe jemi të bindur se do të jetë në Superiore”. Shprehet i kënaqur me afrimet e reja dhe sidomos me Augusto Neto dhe Luis Carlos dos Santos Amorim. “Jam i kënaqur me afrimet e reja. Nuk e di nëse do të mund t’i aktivizojm­ë dot në këtë ndeshje, pasi kanë vetëm dy ditë në Shqipëri. Në varësi të lojës, do të vendosim se çfarë do të bëjmë”, përfundoi Troisi.

 ?? ?? Flamurtari, para seancës së djeshme
Flamurtari, para seancës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania