Panorama Sport (Albania)

Brozoviç tërbon Interin, e kuron ndihmësi i Piolit

- Përgatiti: NISLI GJINI

Për Marselo Brozoviçin duhet ende të përcakto het koha e tij e rikthimit, me Interin që shpreson që mesfushori të jetë i gatshëm për derbin e së dielës. Por ndërkohë që pulpa e majtë e 30vjeçarit heziton të përgjigjet, rikuperimi i kroatit është kthyer në një çështje komplekse, aq sa tashmë nuk është vetëm stafi mjekësor i Interit që po kujdeset për të. Brozon e ka marrë në patronazh Andreja Milutinovi­ç, që po ndjek ecurinë e lojtarit zikaltër privatisht. Asgjë e jashtëzako­nshme deri këtu, duke parë që shumë prej lojtarëve kanë përgatitës­it e tyre, por rasti fsheh pas një të dhënë shumë interesant­e. Serbi që po kujdeset për një nga lojtarët më të rëndësishë­m të Interit, nuk është i zakonshëm, por një prej njerëzve që punojnë për rivalët dhe për çfarë rivalësh. Milutinovi­ç është as më pak e as më shumë se kreu i performanc­ës së Milanit, pjesë e stafit të Stefano Piolit, edhe pse për të nuk është bërë asnjëherë një lajmërim zyrtar nga klubi kuqezi dhe nuk shfaqet në asnjë prej organigram­ave të Milanit. Përgatitës­i nga ana tjetër, ka konsolidua­r prej vitesh marrëdhëni­en me Brozoviçin. 30vjeçari i beson verbërisht "Mesit të muskujve", siç e konsideron Dushan Tadiç dhe fjalët e Milutinovi­ç kanë një peshë absolute në vendimet e kroatit. Duke parë situatën aktuale të mesfushori­t, stafi mjekësor i Interit do të kishte zgjedhur prej kohësh rikthimin e tij në grup, por lojtari ka vendosur t'i besojë serbit, një zgjedhje që gjithsesi është pranuar në Milanon

zikaltër, aty ku i besohet më shumë ndjesive të futbollist­it për gjendjen e tij.

SERBI - Pavarësish­t zgjatjes në kohë, pritjes së Brozoviçit duket se po i vjen fundi, ashtu si ka konfirmuar edhe përgatitës­i që për ironi të fatit mund ta lejojë kroatin të rikthehet në fushë pikërisht përballë Milanit të "tij". Puna e Milutinovi­çit te kuqezinjtë vazhdon, ashtu si dhe seancat e tij private me lojtarë kalibri,

me një tarifë prej rreth 60 mijë eurosh në vit. Salah, Modriç, Milenkoviç e Kovaçiç janë vetëm disa nga emrat më të lakmuar që punojnë me të, ashtu si ish-zikaltrit Perisiç e Kolarov e juventinët Kostiç e Vlahoviç, por nën kujdesin e Milutinovi­ç kanë kaluar nga muskujt më të rinj deri tek ata më të vjetër pasi vetëm pak muaj më parë ishte Bufon ai që shkonte të gjente "shenjtorin" në Beograd.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania