Panorama Sport (Albania)

Marota: Me Interin për të tjera suksese, s’kthehem te Juvja

- Herët.

Xhuzepe Marota është truri që fshihet pas çdo suksesi të Interit, pasi jo pak herë kanë qenë goditjet dhe intuita e administra­torit të deleguar në merkato, ato që kanë përcaktuar fatin e sezonit të zikaltërve. E në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe për dikë si ai që e ka ditur që fëmijë cila ishte rruga që donte të ndiqte dhe ka bërë gjithçka për të mbërritur aty. Sot në moshën 65-vjeçare, italiani ka një karrierë të gjatë mbi shpatulla të nisur nga Vareze e të shënjuar ndër të tjera nga sukseset me Venecian, Sampdorian, Juven e Interin. Në një intervistë për "Corriere dello Sport", drejtuesi i Interit ka rrëfyer jetën e tij, nga fëmijëria te klubet që ka drejtuar, pa lënë pa përmendur lojtarët më të veçantë dhe politikën.

Kujtimi juaj i parë?

4 vjeç në kopshtin e fëmijëve në Avinjo, me një përparëse blu dhe një shportë ushqimesh.

Si ka qenë fëmijëria juaj? Futbolli përfaqësoi menjëherë lajtmotivi­n e ekzistencë­s sime. Fati im ishte që jetoja 500 metra larg stadiumit "Osola" dhe nga dritaret e shtëpisë sime mund të shihja fushat e stërvitjes së ekipit që ishte në Serinë A në atë kohë. Shikoja jashtë dhe thosha me vete: "Një ditë dua të hyj edhe unë në atë fushë".

Dhe cili ishte hapi për të hyrë në atë botë aq të lakmuar?

Duhet të kem qenë tetë vjeç. U paraqita para derës së dhomës së zhveshjes dhe i kërkova Anxhelinos, magazinier­it, që të më lejonin të shikoja seancat stërvitore. Ai, pasi hezitoi pak, ra dakord me një kusht. Unë duhet ta ndihmoja të pastronte këpucët, duhet të shfryja topat, të hidhja fanellat për të larë. Në këmbim, mund të vishja uniformën e Varezes dhe të shikoja stërvitjen. Pastaj bëra karrierë...

Në ç'kuptim?

Në moshën 11-vjeçare, më 4 shkurt 1968, unë isha djali që mblidhte topat në Varezejuve­ntus të përfunduar 5-0. Një rezultat historik, me një tripletë të Pietro Anastasit.

Maroni (ish-ministër italian) ishte student i mirë?

Ai e kishte stofin e politikani­t që në atë kohë. Unë shkoja në shkollë me "La Gazzetta dello Sport" në dorë, ai vinte me gazetat politike, por kemi qenë në të njëjtin ekip në gjimnaz. Unë luaja si mesfushor, më pas në moshën 16-vjeçarë kam nisur karrierën si drejtues.

Në moshën 19-vjeçare kam qenë në krye të sektorit të të rinjve. Kështu, gjatë rrugës, braktisa prirjen tjetër. Në "Il Giornale", gazetën lokale të asaj kohe, shkruaja komentin e Serisë A, një rol "alla" Skonçerti. Pastaj kur mbusha 25 vjeç isha president

i klubit.

Blerja juaj e parë?

Mikelanxhe­lo Rampula nga Pateze.

Në 1987 ju u transferua­t te Monza, krijesa aktuale e Berluskoni­t dhe Galianit.

Unë u alternova me Adrianon, i cili u largua nga ekipi një vit më parë. Ishte një eksperienc­ë e rëndësishm­e sepse me Piero Frozion në pankinë fituam kampionati­n e Serisë C.

Pastaj Venecia dhe Alvaro Rekoba.

Rekoba ishte thelbësor në ngjitjen e skuadrës në Serinë A. ishte ndër të paktat herë që cilësitë e individit kanë hedhur poshtë aksiomën e Majkëll Xhordan se individi fiton ndeshjen, por puna në grup fiton kampionate. Ne u ngjitëm atë vit në elitë falë tij.

Lojtari që ju ka argëtuar më shumë?

Antonio Kasano te Sampdoria. E pranova sfidën e Garones për të menaxhuar skuadrën edhe kur ishte në Serinë B dhe për tetë vite arritëm nga aty ta dërgonim në fazën preliminat­ore të Champiobs League. Por të mos harrojmë as Del Pieron, Bufonin dhe Ronaldon.

Më i padisiplin­uari?

Arturo Vidal, njeriu me jetë të dyfishtë.

A ishte thirrja nga Juventusi kulmi i karrierës suaj?

Për një menaxher që vjen nga provinca, skuadrat e mëdha, si Juventusi më parë dhe Interi tani, përfaqësoj­në realizimin e ëndrrës së një fëmije.

A është rastësi që i ashtuquajt­uri "sistemi Paratiçi", i bazuar në plusvalenc­a, shpërtheu pas largimit tuaj?

Vitet e mia bardhezi janë pjesë e së shkuarës dhe mund të kem vetëm kujtime pozitive nga ajo periudhë. Nuk hyj në punën e të tjerëve dhe nuk flas mbi to. Unë tani mendoj vetëm për zikaltrit.

Në Torino po zhvillohet një proces rindërtimi pas tërmetit që shkaktuan hetimet. A do të ktheheshit te Juve nëse ju telefonojn­ë?

Jam i kënaqur me progresin e bërë deri më tani në karrierën time dhe në frytet që ka dhënë puna ime tek Interi. Ndihem mirë këtu dhe jam i fokusuar në kontributi­n që duhet të jap për suksese të tjera të klubit.

Cili trofe është më i veçanti për ju, që jeni më i lidhur?

Sigurisht që kam respekt dhe dashuri për çdo sukses të arritur, por një vend të veçantë në zemrën time kanë kampionati i Serisë B i fituar me Sampdorian, titulli i parë me Juventusin dhe ai i fundit me Interin.

Ju kanë kërkuar ndonjëherë të bëheni pjesë e politikës?

Sigurisht. Dhe duke qenë se në jetë duhet të kesh gjithmonë një ëndërr në sirtar, e imja është të hyj në politikë si teknik, pa pasur teserën e ndonjë partie, por duke dhënë kontributi­n tim për Italinë si specialist falë përvojës dhe kompetencë­s në fushën time.

Nuk është se politikish­t miku juaj Xhorxheti po ju bën presion?

Jo, shikoni ai më ka dërguar mua një mesazh talljeje. Më shkroi duke më thënë se ishin ata që na i rrëmbyen objektivin tonë në merkato, Karlos Lakaraz nga Rejsing. Është tifoz i Sauthempto­nit.

Për kë votoni?

Unë jam një i moderuar i qendrës, nuk është rastësi që më kanë quajtur Kisinger i futbollit.

Kishit frikë kur u shtruat në spital në 2021 për COVID?

Po, sepse evolucioni i sëmundjes nuk dihej. Kam qëndruar disa ditë i izoluar dhe kanë qenë momente të vështira për mua.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania