Panorama Sport (Albania)

“Sasuolo dhe kuqezinjtë”, duel për të dalë nga krizat

-

- Milani ka mbetur i pamposhtur në dy ndeshjet e fundit kundër Sauolos në Serinë A (1F, 1B) pa pësuar gol. Kuqezinjtë nuk kanë arritur asnjëherë tri ndeshje pa pësuar radhazi në Serinë A ndaj këtij rivali.

- Pas barazimit 0-0 më 30 gusht, Milani dhe Sasuolo mund të barazojnë dy ndeshje radhazi për herë të parë në Serinë A.

- Sasuolo ka fituar të dy ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Milanit në kampionat, vetëm kundër Veronës (katër) dhe SPAL (tre) zigjelbëri­t kanë një seri më të gjatë në transfertë në Serinë A. - Ekipi i Stefano Piolit nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit në të gjitha garat (2B, 3H): kuqezinjtë nuk kanë kaluar pa sukses për gjashtë ndeshje radhazi, që nga prilli 2018, kur në stol ishte Xhenaro Gatuzo.

- Sasuolo ka regjistrua­r dy barazime dhe gjashtë humbje në tetë ndeshjet e fundit të kampionati­t: vetëm një herë ata kanë kaluar nëntë ndeshje radhazi pa fituar, midis dhjetorit 2017 dhe marsit 2018 me Iakinin në stol.

- Që kur e stërvit Alesio Dionizi (2021-22) Sasuolo ka humbur 34 pikë nga një situatë avantazhi në Serinë A – përfshirë edhe në ndeshjen e fundit me Monzën; në këtë periudhë vetëm Verona (44) dhe Bolonja (39) kanë bërë më keq.

- “Djalli” ka shënuar katër nga shtatë golat e fundit në shtëpi në Serinë A në 15 minutat e fundit të lojës. Asnjë nga 15 golat e parë të kuqezinjve në shtëpi këtë sezon të Serisë A nuk kishte ardhur nga minuta e 70-të e më pas.

- Olivie Zhiru, autor i një dopiete kundër Sasuolos në ndeshjen që dekretoi titullin me kuqezinjtë më 22 maj, nuk shënon prej pesë paraqitjes­h në kampionat (410 minuta). Francezi nuk ka pasur kurrë një seri më të gjatë pa shënuar.

- Milani është viktima e preferuar e Domeniko Berardit në Serinë A (10 gola) dhe skuadra kundër së cilës ai ka marrë pjesë në më shumë gola (14, falë edhe katër asisteve); megjithatë, 11 nga këto 14 janë midis 2013-’14-ës dhe 2015-’16-ës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania