Panorama Sport (Albania)

Zaniolo, tension Maldini-kardinale

Pronari nuk lëvron para për merkaton, legjenda premton “sqarim” në fund të sezonit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Prej ditësh në ambien tet kuqezi diskuto het emri i Nikolo Zaniolos si përforcim i mundshëm për aspektin ofensiv të korsisë së djathtë ku Mesias e Salmakers po alternohen me rezultatet më tepër se mediokre. Në këto kushte, afrimi i romanistit mund të ishte një vlerë e shtuar dhe Paolo Maldini kishte arritur të bindte lojtarin, i cili për hir të kuqezinjve do të kënaqej me dy milionë euro në sezon. Dita vendimtare duhet të ishte e hëna, por nga Nju Jorku vijnë lajme negative në këtë aspekt. Kjo sepse pronari i “Djallit” Xherri Kardinale, nuk ka pranuar të lëvrojë një fond prej 20 milionë eurosh, që do të përdorej për të transferua­r Zaniolon te kuqezinjtë. Kjo veto e italoameri­kanit ka tensionuar dialogun me Paolo Maldinin, që priste të nënshkruan­te ujdinë me Romën.

TENSION I VAZHDUESHË­M – Në thelb tri dyshime për të rënë dakord për operacioni­n “Zaniolo”: ato të natyrës fizike, sepse djaloshi ka kaluar dy dëmtime të rënda, ato të sjelljes (me Maldinin që garantoi me Ibrahimovi­çin për kontrollin e 24-vjeçarit) dhe ato ekonomike. Kuqezinjtë nuk ishin në gjendje të modifikoni­n ofertën, pasi paratë që iu caktuan Maldinit nga klubi u

përdorën plotësisht dhe në mënyrë autonome në merkaton e verës. Ish-mbrojtësi i kuqezinjve nuk e priti mirë zgjedhjen e shefit të tij, Kardinale, për të mos i akorduar fonde gjatë janarit, megjithatë ka vendosur të mos krijojë polemika. Tensioni mes

tyre ka vijuar edhe pas deklaratav­e të drejtorit teknik të Milanit për strategji të qëndrueshm­e pas ndeshjes ndaj Lacios. Do të ishte më e lehtë për Kardinalen dhe njerëzit e tij që të përpiqeshi­n të rihapin shtegun që të çon te Hakim Zieh, në vend që të

ngatërrohe­shin me Romën, e cila do të ishte gjithashtu një konkurrent­e për kualifikim­in në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Megjithatë, për momentin, Milani nuk ka nevojë për luftëra të reja të brendshme dhe e përditshmj­a “Tuttosport” që ka dhënë edhe lajmin, nënvizon se çdo vendim apo ndryshim do të ndodhë në fund të sezonit. Për momentin është më mirë që palët mes Milanit të qëndrojnë të bashkuar dhe kompakt për të dalë nga një moment i cili, nga pikëpamja sportive, është shumë e vështirë.

 ?? ??
 ?? ?? Pronari i Milanit, Xherri Kardinale dhe Paolo Maldini
Pronari i Milanit, Xherri Kardinale dhe Paolo Maldini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania