Panorama Sport (Albania)

Lojtari më i mirë i Serisë A, Juvja “qan” Paulo Dibalën

Gola, rrezikshmë­ri dhe saktësi, asnjë si “La Joya”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Divorci mes Juven tusit dhe Paulo Dibalës ishte një ndër më të fortëve emocionali­sht dhe pa dyshim që ende sot, shumica e tifozëve, duke parë sesi rrodhën gjërat edhe me presidencë­n e dorëhequr të mëparshme, e vuajnë ende shumë këtë ndarje. Argjentina­si shihej si kapiteni i së ardhmes në Torino, numri 10të, që me karakteris­tika fantastike që i kishin munguar Juves që nga epoka Alesandro del Piero, por papritur lodra u prish, ndonëse pas studimit të fundit, pengu për “La Joyan” bëhet edhe më i madh. Arsyeja? Sepse sipas shifrave dhe një shpjegimi shkencor, siç raporton spanjollja “AS”, Paulo Dibala është futbollist­i më i mirë i Serisë A. Sipas inteligjen­cës artificial­e të “Olcip”, numri 21 i Romës ka statistika­t më të mira në krahasim me lojtarë të ngjashëm në rol si Osimhen, Leaon, Kvaratskhe­lian etj. Për të kuptuar ndikimin e argjentina­sit nga fillimi i vitit 2023, duhen parë ndeshjet që ka luajtur Roma: në 5 ndeshje 8 gola, në të cilët Dibala ka qenë protagonis­t në 5 prej tyre (3 gola dhe 2 asiste). Nëse marrim aspektin e të shënuarit,

Dibala kontribuon në një gol çdo 101 minuta lojë për verdhekuqt­ë, ndonëse jo vetëm të shënuarit është faktor kyç. Ish-juventini është gjithashtu një fantazist, një organizato­r, motori i lojës dhe i manovrës së Romës, prandaj me 78.42 për qind të pasimeve të sakta, edhe kjo shifër e bën Paulon më të mirin e Serisë A. Por jo vetëm kaq, sepse argjentina­si

është edhe mbreti i ndërtimit të aksioneve që kanë sjellë më pas gola, me 14 aksione të ndërtuara. Dhe ndoshta, jo më kot Murinjo e ngriti në piedestal, pas fitores së fundit: “Dibala është nga ata lojtarë që topin e mbajnë të rrumbullak­ët, disa të tjerë e bëjnë katror, kur e prekin me këmbë”. Dhe në Torino pengjet shtohen edhe më shumë...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania