Panorama Sport (Albania)

Siti paralajmër­on Arsenalin

Një gol i Akes eliminon “Topçinjtë” në duelin e parë sezonal në Kupën FA Guardiola fiton duelin me Artetën, por i lëshon edhe sfidën për titullin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Arsenali, skuadra më e suksesshme në historinë 152vjeçare të Kupës FA është jashtë kompeticio­nit në raundin e të 16-ave, pas humbjes minimale me rivalët e tyre në garën për titull në Premier Ligë, Mançester Sitit. Dy pretendent­et për titullin e këtij sezoni u përballën për herë të parë këtë sezon, ndërsa në kampionat nuk janë ndeshur ende. Dhe në betejën mes “profesorit” dhe “nxënësit” doli fitimtar edhe njëherë tjetër Guardiola. Sinjal pozitiv për Artetën ishte paraqitja e Trosardit, i cili tregoi një formë fantastike në debutimin e tij nga minuta e parë me “Topçinjtë”. Goditjet e tij dhe Tomijasus gjetën ndërhyrjen e Ortegës në pjesën e parë. Belgu vijoi të torturonte mbrojtjen e Sitit, duke shfrytëzua­r hapësirën e lënë nga Riko Ljuis në të djathtë. Siti po vuante të krijonte raste pavarësish­t prezencës së Halandit në sulm. De Bryjne iu afrua më shumë golit, por goditja e tij në hyrje të zonës përfundoi për pak jashtë shtyllës. Aktivizimi i Alvarezit ndryshoi ekuilibrat në pjesën e dytë. Pikërisht një goditje e argjentina­sit u ndal nga shtylla dhe dështimi i Arsenalit për të pastruar linjat solli golin. Grilish mban topin dhe ia dhuron atë Akes, i cili ka rrugë të lirë dhe lëshon një goditje fantastike me këmbën e tij të dobët, duke mposhtur Tërnerin. Arteta përgjigjet duke aktivizuar Martinelin, Odegardin dhe Zinçenkon, por zëvendësim­et e spanjollit kanë pak ndikim. “Qytetarët” marrin fitoren e 10-të radhazi në shtëpi në Kupën FA, pavarësish­t se kjo

ishte hera e tyre e parë në të cilën ata nuk arritën të shënonin të paktën tre gola. Por Guardiola largohet i lumtur nga “Etihad”. Ai mundi për të 14-ën herë “Topçinjtë” në 17 përballjet me ta në karrierë si trajner i Sitit dhe u kujtoi se në kampionat llogaritë i kanë ende të hapura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania