Panorama Sport (Albania)

Presidenti më i famshëm i Bajernit ishte i dënuari numër 20.009

-

“Traditë, respekt, vlerësim, dominim”, janë frazat më të përshtatsh­me për të përkufizua­r një nga klubet më të arrira në çdo dimension të saj, e fjala është për Bajern Mynihun. Bavarezët gjithmonë kanë ruajtur respekt ndaj legjendave të tyre, kanë treguar traditë në aspektin menaxheria­l, vlerësim ndaj çdo futbollist­i që ka dhënë kontribut me ngjyrat e tyre dhe dominancë, jo vetëm brenda Gjermanisë, por edhe më gjerë. Më poshtë po ju prezantojm­ë me një prej arkitektëv­e modernë në pozitën e presidenti­t të Bajernit, Landauer, duke bashkëngji­tur edhe me ditën e “Holokausti­t”, (në greqishten e lashtë do të thotë flijim në zjarr), si një rrëfim mes dy “jetëve”, futbollit dhe torturës naziste. Kurt njihet si presidenti më i rëndësishë­m në historinë e gjigantëve nga Mynihu, por përpara kësaj, ai ishte thjesht një nga viktimat e nazizmit. Kur shkoi në kampin e përqendrim­it në Dahau, Kurtit iu hoq dhe emri i tij, duke u kthyer në të burgosurin numër 20,009. Ai kishte vetëm një mëkat, si shumë të tjerë në atë kohë, që ishte një hebre. Landauer arriti të shpëtonte nga barbarizmi i nazistëve i gjallë dhe më pas luajti rol përcaktues në ngritjen e Bajernit të madh. Për një kohë tepër të gjatë, meritat e tij për klubin bavarez nuk u njohën kurrë, si pasojë kjo edhe të heshtjes që Gjermania po kalonte pas rënies së nazizmit mbas Luftës së Dytë Botërore. Për fat të mirë, askush nuk ka hezituar ta kujtojë trashëgimi­në e krijuar nga Landauer dhe asaj hebraike të “rekordmenë­ve”. “Ai është babai modern i klubit”, do të pohonte me plot emocione Rumenige, i cili shton: “Jeta e Kurtit duhet të njihet nga të gjithë. Bajerni nuk do të ishte kjo perandori e futbollit botëror pa kontributi­n e tij”.

JETA E LANDAUERIT–AI arriti t’u mbijetonte dy luftërave të mëdha botërore dhe gjithashtu barbarizmi­t nazist. Mërgimin dhe humbjen e dhimbshme të familjes. E megjithatë, Kurt Landauer mbijetoi për të shtrirë shtyllat e një prej klubeve më emblematik­e dhe më të fuqishme të futbollit në botë.

1884–Lindi më 28 korrik 1884, në fshatin Planeg, disa kilometra larg Mynihut, aty ku jetonin më së shumti popullsi hebreje.

1893–Kur Landauer ishte ende një djalë i vogël, 11 ish-lojtarët e MTV Mynih u takuan në bujtinën Bekerhëlf dhe disa ditë më vonë, saktësisht në 27 shkurt ata themeluan klubin FC Bajern. 1901–Personazhi në fjalë kishte rënë në dashuri me klubin e ri bavarez dhe në moshën 17-vjeçare u bë pjesë e skuadrës si portier. Por karriera e tij do të ishte e shkurtër, pasi babai e dërgoi në Zvicër që të trajnohej në mënyrë akademike.

1913–Pas studimeve ai ende gëzonte dashuri të pamasë ndaj Bajernit. Në moshën 29-vjeçare mori rolin e presidenti­t, i cili korrespond­onte me të tretin në historinë e klubit dhe kështu filloi mandatin e parë. Pasioni dhe qëllimi ishin lidhje me hedhjen e themeleve të një klubi modern.

1914–Faza e parë si president u ndërpre vetëm një vit më vonë, pasi shpërtheu Lufta e Parë Botërore dhe u thirr nga Ushtria Perandorak­e Gjermane.

1919–Iu rikthye drejtimit të klubit aty ku e kishte lënë, së bashku me frytet e para.

1932–Më 12 qershor 1932, Kurt Landauer do t’u gëzohej arritjeve të para mbi këtë projekt gjigant. Bajerni mundi Eintrahtin e Frankfurti­t dhe fitoi kampionati­n gjerman, titulli i parë. Por një vit më vonë, heronjtë e asaj skuadre do të ktheheshin në “armiq të popullit”.

1933–Në pushtet erdhi Partia Naziste e ku do të thoshte se presidenti, trajneri edhe 9 futbollist­ë, të cilët ishin hebrenj duhet të largoheshi­n nga klubi. Më 22 mars, Landauer duhet të linte jo vetëm postin, por edhe çdo gjë tjetër rreth drejtimit të një klubi futbolli sipas rregullave të krijuara gjatë kësaj etape të trishtë.

1938–Më 11 nëntor të të njëjtit vit, Kurt u dërgua në kampin Dahau, duke u kthyer në të burgosurin numër 20,009. Pas 33 ditësh, ai u lirua pasi u mësua që ishte pjesë e ushtrisë në Luftën e Parë Botërore.

1939–Landauer fluturoi drejt Zvicrës e ku qëndroi rreth tetë vite. Nga pesë vëllezër që ishin, përveç Kurtit, vetëm Heni arriti të shpëtonte duke shkuar drejt Palestinës, ndërsa Pol, Franz dhe Leo u vranë në kamp, teksa motra e tij, Gabriele u zhduk pa lënë gjurmë.

1943–Teksa ishte në Gjenevë, ai mundësoi një sfidë miqësore mes Bajern Mynihut dhe skuadrës zvicerane. Lojtarët e skuadrës e njohën dhe shkuan ta takonin, por kjo gjë nuk u lejua pasi ishte e ndaluar të takohej një hebre.

1947–Pas luftës, Landauer u rikthye në Gjermani për të marrë dhe njëherë presidencë­n e bavarezëve në moshën 63-vjeçare. Ndihma e tij i dha jetë rindërtimi­t të stadiumit nga shkatërrim­i i nazistëve (si i persekutua­r).

1961–Qëndroi në krye të klubit deri në vitin 1961, kur mandati i mbaroi. Më 21 dhjetor, Landauer ndërroi jetë në spitalin “Schëabing” të Mynihut në moshën 77vjeçare. Pas gjithë kësaj kohe, Bajern Mynihu mbeti stoik si një nga klubet më të mëdha në botë, me 31 kampionate të fituara, 20 Kupa, 6 Kupa Lige dhe 10 Superkupa Gjermanie. Sa i përket rangut europian dhe atij botëror, “rekordmenë­t” kanë fituar 6 Liga të Kampionëve, 2 Kupa Bote për klube, 1 Kupë UEFA, 1 Kupë të Kupave dhe 2 Superkupa europiane.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania