Panorama Sport (Albania)

Ançeloti është makthi i Simeones

Italiani numëron 8 fitore ndaj “Cholos” dhe i ka shkaktuar tri eliminime Eliminimi i fundit e lë Atletikon pa shanse për të fituar ndonjë trofe këtë sezon “Magjistari” Karlo, kthen sërish ndeshjen me zëvendësim­et e bëra

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Për të pambarimtë­n herë, numri një i stolit të Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka treguar se është nga ajo racë trajnerësh që e kuptojnë se kanë gabuar dhe me 2-3 lëvizje arrijnë të kthejnë fatet e takimit në favorin e tyre. Ashtu siç ndodhi edhe në fazën e 1/8-ave në finalet në Kupën e Mbretit kundër Vijarreali­t, vendimet taktike nga pankina e shpëtuan sërish Realin e Madridit nga një eliminim i dhimbshëm. Në Vijarreal, një javë më parë, Reali e shihte vetën në disavantaz­h të dyfishtë në fundin e pjesës së parë, por me lëvizjet në stol, tekniku i Realit ndryshoi fatin e takimit, me “Los Blancos” që në një pjesë loje përmbysën shifrat në 3-2. Historia është përsëritur ndaj Atletikos së Madridit. Pjesa e parë ishte për t’u harruar për Realin, që ndodhej në disavantaz­h të një goli. Por në pjesën e dytë, me hedhjen në fushë të Dani Sebajos e Rodrigos, situata ndryshoi. Të dy lojtarët ishin vendimtarë për Realin, veçanërish­t Rodrigo, i cili me golin e barazimit i dha mundësinë skuadrës të shkonte në shtesë, e më pas të përmbyste gjithçka. Në hedhjen e Sebajosit në fushë, Ançeloti në fakt u detyrua nga dëmtimi i Mendit. Por me zgjidhjet që i dha skuadrës në fushë dhe me ndryshimin në vendosjen në fushë, Ançeloti luajti një rol thelbësor. Për të ardhur më pas te Rodrigo, “goditja” e madhe e Karletos mbrëmjen e së enjtes. Braziliani galvanizoi sulmin e Realit dhe i krijoi shumë probleme Atletikos. I mrekullues­hëm goli i barazimit prej tij, që i hapi rrugën përmbysjes së madhe të “Los Blancos” në kohën shtesë. Reali është në gjysmëfina­le për shkak të lojtarëve të tij, por edhe për shkak të ideve të trajnerit.

Për mua do të ishte diçka e bukur të qëndroja gjithnjë në krah të Ançelotit dhe të mësoja prej tij”. Kjo është një frazë të cilën trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, e ka përdorur për të përshkruar rivalin e tij në stolin e Realit, Karlo Ançelotin. Por edhe pse është përballur shumë herë me italianin, edhe pse e merr gjithnjë si referencë, duket sikur “Cholo” Simeone nuk ka mësuar diçka të rëndësishm­e: si ta mundë Ançelotin në ndeshjet që vlejnë më shumë. Të enjten në mbrëmje, ai ka pësuar disfatën e radhës kundër italianit në çerekfinal­et e Kupës së Mbretit. Në pjesën e parë gjithçka fliste për argjentina­sin e Atletikos, me “Colchonero­s” që kryesonin 0-1 në “Bernabeu”. Në fund gjithsesi triumfoi “Ujku i Vjetër”. Reali përmbysi Atletikon 3-1 pas kohës shtesë, duke siguruar një vend në gjysmëfina­let e Kupës së Mbretit. Ançeloti në këtë mënyrë është kthyer në një makth të vërtetë për Simeonen. Bilanci mes dy trajnerëve në përballjet e tyre është shumë i barabartë, por goditjet e italianit kanë qenë shumë të forta dhe më dëmbërës për Simeonen: e ka mundur njëherë në një finale në Ligën e Kampioneve, e ka eliminuar tri herë nga një kompeticio­n (dy herë në Kupën e Mbretit dhe njëherë në Champions). Dhe që nga e enjtja në mbrëmje Ançeloti është bërë trajneri i dytë që më shumë herë e ka mundur në histori Simeonen, 8 herë. Vetëm Luis Enrike e ka mundur më shumë argjentina­sin e Atletikos, në 9 raste. Pas derbit në “Bernabeu”, Ançeloti hyri në historinë e Simeones si trajneri që argjentina­si është përballur më së shumti: 19 duele mes tyre (17 me Madridin dhe 2 me Bajernin), tetë fitore për Karleton, shtatë për “Cholo”-n dhe katër barazime. Derbi i së enjtes përmbysi bilancin në favor të trajnerit të bardhë, të cilit i ka mbetur edhe një betejë me Simeone këtë sezon, në fazën e dytë në La Liga. Ajo në çerekfinal­en e Kupës së Mbretit është fitorja e tretë e Ançelotit në katër duelet kundër Atletikos që nga rikthimi i tij në drejtimin e Realit të Madridit. Eliminimi i fundit është veçanërish­t i dhimbshëm për

Simeonen, sepse dalja nga Kupa e Mbretit e lë Atletikon pa asnjë shans për të fituar ndonjë titull në këtë sezon: jashtë Evropës, jashtë Kupës së Mbretit dhe me shanse është vetëm matematikë për të triumfuar në La Liga.

 ?? ??
 ?? ?? Nga ndeshja Real Madrid - Atl.madrid 3-1
Nga ndeshja Real Madrid - Atl.madrid 3-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania