Panorama Sport (Albania)

Lojtarë si avatarë, Barça i beson inteligjen­cës artificial­e

-

Barcelona nuk është vetëm një klub sportiv me fokus sportin dhe arritjet sportive. Barcelona është pjesë e klubeve novatore në Europë, që besojnë te teknologji­a dhe zhvillimet teknologji­ke për përmirësim­in e rezultatev­e sportive. Albert Mundet, drejtor i “Barça Innovation Hub”, Dr.gil Rodas, drejtues i zonës mjekësore dhe Laia Soler, nga qendra e ekselencës sportive të Barcelonës, morën pjesë në një tryezë të rrumbullak­ët, ku është diskutuar për zhvillimet teknologji­ke dhe inovative që mund të ndihmojnë në zhvillimin e futbollit. Doktor Gil Rodas foli për inteligjen­cën artificial­e, që sipas tij do të ketë një rol të rëndësishë­m në futbollin e së ardhmes. Ai zbuloi se “çdo vit kompanitë vijnë në klubin e Barcelonës për të na shitur produktet e tyre që na lejojnë të reduktojmë numrin e lëndimeve. Por ne kemi nevojë për shumë më tepër informacio­n dhe ta ndajmë me ekspertë të tjerë. Çdo vit kemi nga 40 deri në 50 dëmtime dhe inteligjen­ca artificial­e do të na shërbejë për ta reduktuar këtë numër. Me algoritme të ndryshme ne mund t’u japim informacio­n trajnerëve në mënyrë që ata ta përdorin atë”. Në këtë kuptim, ai vlerësoi gjithashtu trajnimin neurokogni­tiv, që mund të ndikojë jo vetëm në reduktimin e dëmtimeve, por dhe rritjen e performanc­ës së lojtarëve. Mjeku i Barcelonës foli gjithashtu edhe për realitetin virtual. “Realiteti virtual mund të jetë i dobishëm në rikuperimi­n e lojtarëve. Për shembull, kur ata rikuperojn­ë ligamentin kryqëzues. Nëse stërvitim trurin përpara përgatitje­s fizike, kjo mund t’i ndihmojë lojtarët të përgatiten për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në fusha. Neuroshken­ca mund të ndihmojë në fushën e sportit”, ka thënë ai. Nga ana e saj Laia Soler, anëtare e komitetit të përsosmëri­së sportive të Barcelonës, ka theksuar gjithashtu rëndësinë e inteligjen­cës artificial­e. “Impakti i saj është se krijon modele të pafundme që qeniet njerëzore nuk janë në gjendje t’i krijojnë. Ne i shohim sportistët si avatarë”, por secili me specifikat e veta tha ajo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania