Panorama Sport (Albania)

I kujtuan Mesin, ai ngushëlloh­et me një orë prej 780 mijë eurosh

-

Kristiano Ronaldo nuk po ndez as në Arabinë Saudite. Madje, portugezi përjetoi një humbje të rëndë dhe të papritur me Al-nasr, duke i dhënë lamtumirën trofeut të parë, Superkupën e Arabisë Saudite. Ai nuk ka mundur të lërë gjurmë në këtë sfidë dhe ndoshta shkaktarë mund të jenë bërë edhe tifozët e ekipit rival. Në kohën kur Cr7-ta dhe ekipi po futeshin në stadium, tifozët e Al-itihad kanë nervozuar luzitanin. Ata kanë thirrur në kor: “Mesi, Mesi!” Ylli argjentina­s gjithashtu u imitua nga Abderazak Hamdallah në momentin që shënoi golin, duke hequr bluzën dhe treguar numrin dhe emrin që mbante pas, siç bënte vite më parë “Pleshti” “El Clasico” kundër Realit të Kristianos, në “Santiago Bernabeu”. Ndoshta këto dy momente e kanë shtangur Ronaldon, duke mos i dhënë mundësi për të reaguar, pasi ai mendonte se në Arabinë Saudite do të ishte ylli i vetëm dhe i padiskutue­shëm. Gjithsesi, me 1 miliard euro rrogë që i është premtuar si futbollist, por edhe për punën e ambasadori­t përtej fushës, 37-vjeçari ka ditur se si ta ngushëlloj­ë veten. Në një foto të postuar prej tij, ai duket të ketë në puls një prej orëve më të rralla në qarkullim. Bëhet fjalë për një “Caviar Flying Tourbillon”, i një lloji “Tsavorites”. Ora verbuese me porosi e ka marrë emrin nga gurët e çmuar jeshilë që mbulojnë pothuajse të gjitha sipërfaqet e saj. Ngjyra e mrekullues­hme e orës u zgjodh si një qasje për Arabinë Saudite, vendi ku Ronaldo u zhvendos në fillim të këtij muaji, pasi nënshkroi me klubin e futbollit Al-nassr. Orëbërësi mund të kishte përdorur lehtësisht smeralde ose diamante, por ‘Tsavorites’, edhe pse më pak të shtrenjtë se “kushërinjt­ë” e tyre, janë shumë herë më të rralla. Dhe kjo dhuratë e veçantë ka vlerën e 780 mijë eurove, një çmenduri kur e radhës e Kristianos...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania