Panorama Sport (Albania)

Kampionati dimëror, triumf për Burrajn e Myrtollari­n

Pezullimi i Rulit dhe Smajlajt, Canaj: Çështja në gjykatë

- VLADIMIR MEMA CANAJ –

Në qytetin e Elbas anit u mbajtën ga rat e Kampionati­t Individual Dimëror të Atletikës, në të cilën morën pjesë mbi 120 sportistë meshkuj dhe femra, nga 10 ekipe pjesëmarrë­se, përfshirë edhe atletët nga Kosova. Në fund të aktiviteti­t u evidentuan edhe fituesit, teksa atleti më i mirë për meshkuj u shpall Franko Burraj i Vllaznisë, i cili grumbulloi 1028 pikë olimpike. Ndërsa për femra atletja më e mirë u shpall Elisa Myrtollari e Skënderbeu­t, e cila grumbulloi 960 pikë olimpike. Në këtë event mungonte kampionia e Europës, Luiza Gega, e cila po zhvillon fazën përgatitor­e në Portugali, ndërsa dje në mbrëmje kishte garën në “Diamond League” në Karlsruhe.

- Sa i përket disiplinav­e me radhë, në atë të 60 metrave vendin e parë e zuri

GARAT

atleti i Vllaznisë, Leandro Çardaku, ndërsa te femrat Elisa Myrtollari e Skënderbeu­t. Durjan Idrizaj i Vllaznisë dhe Melisa Sina e Partizanit zunë vendin e parë në garën e 60 metrave me pengesa. Për të vijuar me atë të 400 metrave, me Franko Burrajn e Vllaznisë dhe Alesia Dautin e Tiranës, që e përshkuan këtë distancë me kohën më të ulët sesa rivalët e tjerë. Gara e 800 metrave i takoi dy sportistëv­e të Tiranës, Dionis Kushtës dhe Alesia Dautit. Tirron Mamusha i Elbasanit dhe Alisa Çiko e Skënderbeu­t zunë vendin e parë në garën e 1500 metrave.

Në kërcimin së larti për meshkuj doli i pari sportisti i Skënderbeu­t Milen Caco, ndërsa për femra kërceu më shumë Rexhina Bami e Partizanit. Atletët e Vllaznisë, Muhamet Çengeli dhe Erisa Rrasa të Vllaznisë zunë vendin e parë në garat e kërcimit së gjati. Në garat e trehapëshi­t vendin e parë për meshkuj e zuri Kolindo Kiri i Vllaznisë, ndërsa për femra Joana Hazisllari e Teutës. Sa i përket hedhjes së gjyles, Adriatik Hoxha i Teutës doli i pari për meshkuj, ndërsa te femrat ishte atletja e Mjeshtëris­ë Sportive, Klarisa Naçi.

I pranishëm në këto gara në cilësinë e zv/presidenti­t të FSHA-SË dhe aktualisht President i Komanduar, Ferdinand Canaj, u ndal edhe te pezullimi i kupolës drejtuese të kësaj federate dhe atletit Izmir Smajlaj, të tre të pezulluar nga Federata Botërore e Atletikës për manipulim rezultati. Sipas tij, të gjithë duhet të kemi durim, pasi bëhet fjalë për një çështje që ka shkuar në gjykatë. “Jam në dijeni nga shtypi, i cili ka bërë një publikim lidhur me pezullimin e tyre. Çështja është kundërshtu­ar në gjykatë dhe duhet të presim me durim të gjithë që të zbardhet kjo çështje mes palëve. AIU-JA që ka bërë një hetim sipas tyre dhe kundërshti­met që bëjnë presidenti, sekretari dhe Smajlaj. Kjo është një çështje që edhe pse tërheq vëmendjen e opinionit, duhet të ketë durimin për ta pritur me qetësi vendimin e gjykatës”, u shpreh për mediat Ferdinand Canaj.

 ?? ??
 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ??
FOTO: F.HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania