Panorama Sport (Albania)

"Çfarë është ky bre...?", Shensoi del me të kuq

-

* Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka mbërritur në orët e vona të mbrëmjes së ditës së shtunë në Ballsh. Ai ka qenë afër skuadrës në prag të kësaj sfide dhe sfidën e djeshme e ka ndjekur nga tribuna VIP. * Xhonatan Lajthia nuk e ka kaluar dëmtimin që pësoi ndaj Vllaznisë në mesjavë në shpatull dhe për të mos rrezikuar, stafi dje ka vendosur që të mos e ketë as në 20-she. Jashtë 20-shes edhe Beji Antoni, sulmuesi nigerian, që ka qenë jashtë forme javët e fundit. * Fitorja me Vllazninë ka bërë që në Ballsh të ketë më shumë sportdashë­s se në sfidat e tjera, kjo edhe për simpatinë që ata kanë për trajnerin Naxhi Shensoi.

* Në minutën e 23-të ka një incident mes Hasanit dhe Eskuerdinj­ës, përfshihen lojtarët e të dyja ekipeve, Myrtja thërret Hasanin e Eskuerdinj­ën dhe gjithçka kalon me këshillim nga kryesori nga Shkodra. * Në minutën e 33-të, në një goditje që është dhënë në favor të krutanëve, trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi, ka kërkuar llogari te gjyqtari i katërt, Maletaj, e më pas te kryesori Myrtja, i cili e ka ndëshkuar me të verdhë. Shensoi ka vijuar me protesta, duke hyrë edhe në fushë, por Myrtja e ka ndëshkuar me të kuq, ndërsa edhe administra­tori Arbër Sino ka kërkuar shpjegime, ndërsa Shensoi më pas është drejtuar nga zyrtarët e ndeshjes, teksa u kërkonte: "Ku është 'fair play', çfarë është ky bre?" Më pas ndeshjen e ka drejtuar nga tribuna duke komunikuar edhe me ndihmësin e tij, Arvit Bregasi dhe Arbër Sinon. Ndërkohë, veprimet e kryesorit Myrtja kanë indinjuar tifozët ballshiotë në ballore dhe tribunën kryesore…

* Si asnjëherë këtë sezon, tifozët ballshiotë gjatë pjesës së parë janë dëgjuar që të mbështesin idhujt e tyre, madje edhe duke përmendur lojtarët me emra. Tifogrupi "Ultras Bylinët" kanë qenë aktivë me ngjyrat bardhekuqe në tribunën ballore. * Mungoi dje edhe mesfushori titullar te Bylisi dhe një nga më të rëndësishm­it, Flamur Ruçi, për shkak se dje ka përcjellë për në banesën e fundit vëllain e tij, i cili humbi jetën tragjikish­t në Angli.

* 6 minuta shtesë dha gjyqtari i katërt, por loja ka vijuar e madje ka pasur edhe 1 minutë shtesë mbi shtesë!!! * Në fund të sfidës, festë në tribunën kryesore dhe atë ballore, madje skuadra ka shkuar të festojë bashkë me tifozët në tribunën ballore të stadiumit.

* Për herë të parë këtë sezon që Bylisi bën dy fitore radhazi në ndeshjet e kampionati­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania