Panorama Sport (Albania)

Partizani blen Mbanë nga Trepça, ja prapaskena­t

- DENIS LALA

Kristian Mba është lojtari i ri i Partizanit. 23vjeçari u prezantua ditën e djeshme me fanellën e kuqe në ambientet e stadiumit me një video mjaft të veçantë. Nigeriani vjen nga klubi i Trepçës në Kosovë, ku arriti të shndërrohe­j brenda një kohe të shkurtër në një nga sulmuesit më të mirë të kampionati­t "Dardan". Mba ka firmosur kontratë për tri vite e gjysmë me të kuqtë, me opsion rinovimi edhe për një tjetër edicion. Lajmin e bën me dije vetë klubi në një deklaratë për mediat. "Partizani zyrtarizon afrimin e Kristian Mba. 23vjeçari nga Nigeria ka firmosur kontratë për 3 vite e gjysmë, me opsion edhe për një tjetër vit", shkruan klubi i kuq. Mba ditën e djeshme ka kryer stërvitjen e parë me të kuqtë, teksa mbetet për t'u parë nëse do të ketë minuta sonte.

PRAPASKENA­T - Partizani ka treguar se është një klub, që nuk kursehet aspak nëse "dashurohet" me një lojtar. Për Mba i është dashur të paguajë për t'i blerë kartonin nga Trepça. "Panorama Sport" mëson se dy klubet kanë arritur marrëveshj­en për shifrën e 100

mijë eurove, teksa "Dardanët" do të mbajnë edhe 10% të kartonit të sulmuesit. Negociatat nuk kanë qenë aspak të lehta për të kuqtë, pasi gazeta zbulon se ka pasur një luftë të ashpër me Ballkanin, që e ndiqte prej javësh sulmuesin. Madje prej kohësh klubi nga

Suhareka ishte në negociata me Trepçën, teksa oferta e tyre kishte arritur në shifrën e 80 mijë eurove. Në fund ka ndërhyrë presidenti Demi, i cili ka ofruar 100 mijë euro dhe ka operuar shumë shpejt në këtë transferim, për të shmangur një ankand të mundshëm.

CILËSITË - Mba nuk ngjan aspask me Skukën. Ndryshe nga dibrani, ai është një “vrasës” në zonë dhe shumë i fortë në duele. Nigeriani ndihmon mjaft edhe në fazën defensive, teksa nuk është i shpejtë dhe i aftë teknikisht sa Xhuliano Skuka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania