Panorama Sport (Albania)

Super-mario Super-mario ‘fik’ ‘fik’ Flamurtari­n Flamurtari­n

I shtang me golin e Gjatës Për kuqezinjtë nis i “ftohti”, humbasin në Fier dhe zbresin në vendin e 4-t

- HILMI SALIU

Apolonia shtang Fl amurtarin. Fier akët kanë fituar minimalish­t në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” dhe hero u bë super-mario Gjata. Një gol në të 78-ën minutë u ka dhënë shpresë të besuarve të Veljko Dovedan, ndonëse mbeten po të 9-ët në tabelë. Vlonjatët u bën tri ndeshje radhazi që nuk festojnë dot dhe për pasojë kanë zbritur në vendin e 4-t të renditjes, me 4 pikë më pak nga kreu.

PJESA E PARË - Takimi ka nisur vrullshëm për Flamurtari­n. Flores i afrohet golit që në të 7-ën, por dalja e Harizajt është për t’u duartrokit­ur. Portieri i bën “bllokadë” dy herë edhe Xhonatanit. Pas plot 25 minutash, vjen rasti i parë për Apoloninë. Khalid shërben për Gjatën, i cili gjuan me të parën, por Kaloshi bën mrekullinë. Marrin zemër fierakët dhe në minutën e 36të kanë një tjetër rast të rrezikshëm. Kombinime të bukura mes Kurtit dhe Shanajt, me këtë të fundit që shërben tek Umejiego. Sulmuesi gjuan fort me kokë, por topi prek vetëm traversën. Për këtë pjesë, ka vetëm iluzion goli.

PJESA E DYTË - Fierakët e nisën pjesën e dytë edhe më kërkues. Vlonjatët humbasin mjaftueshë­m terren në lojë, janë më pak të rrezikshëm në sulm dhe më shumë të pasigurt

në mbrojtje. E megjithatë në të 65-ën e krijojnë një rast. Sulmuesit Flores e Xhonatan kombinojnë mjaft bukur, por gjuajtja nga rreth 25 metra shkon drejt e në duart e Harizajt. Në minutën e 77-të, Apolonia i afrohet më shumë se kurrë golit. Shanaj gjuan

fort me të djathtën. E mund portierin, por mendon Liçaj që të bëjë “heroin”. Futet vetë në rrjetë, por topin e dërgon në korne. Festa e Flamurtari­t ishte vetëm për një çast, pasi goli i fierakëve nuk do të vononte shumë. Omeri kroson mjeshtëris­ht në shtyllën

e dytë dhe gjen Gjatën, i cili lëviz bukur me trup, fiton hapësirë në zonë dhe gjuan fort me të djathtën, që e çon topin drejt e në trekëndësh. Minutat e fundit nuk sollën asgjë të re e të rrezikshme dhe festa është e gjitha legjitime për Apoloninë.

 ?? ?? Mario Gjata, autori i golit të fitores
Mario Gjata, autori i golit të fitores

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania