Panorama Sport (Albania)

Dinamo kampione dimri, por sa shumë vuajtje me Luzin!

Autogoli i Imamit dhe i kuqi i Vokrrit futën “ethet”

- FATJON RUPI

Dinamo kalon Luzin dhe e mbyll fazën e parë si kampione dimri. Blutë fituan një ndeshje që e komplikuan vetë, pas atij autogoli të Imamit dhe daljen më të kuq të Vokrrit. E megjithatë, në fund morën çka deshën. Kryesojnë 3 pikë të shkëputur dhe prapa nuk kanë më Flamurtari­n, por Korabin dhe Skënderbeu­n.

PJESA E PARË - Start i mirë i kryeqyteta­sve, që gjejnë golin pas vetëm 5 minutash. Denison vepron bukur në hyrje të zonës dhe pason për Danajn, që e përcjell topin në rrjetë, duke e kaluar Dinamon në avantazh. Loja vazhdon me një dominim të lehtë të bluve, që godasin traversën e Luzit dhe në këtë rast pretendojn­ë se topi ka kaluar vijën, madje edhe për penallti, por asnjë nga këto nuk qëndron sipas arbitrit kryesor. Luzi përpiqet të bëjë diçka dhe baraspesho­n lojën, por ndëshkohet sërish. Danaj humb një rast përballë Fuçisë, por 2 minuta më pas nuk e ka të vështirë të dërgojë në rrjetë një asist të Bardhit nga e djathta. Me avantazhin 2-0 Dinamo shkon e qetë në dhomat e zhveshjes për pushimin, kurse te Luzi ankohen për një penallti të mohuar.

Në pjesën e dytë situata komplikohe­t papritur për blutë. Luzi shtyn përpara, fiton dy goditje dënimi afër portës dhe në njërën prej tyre Imami devijon me kokë gjuajtjen e Merdinit, duke e çuar topin në rrjetën e tij.

PJESA E DYTË -

Miqtë fitojnë besim dhe fillojnë të kërkojnë më shumë pas 2-1shit. Dalipi kërkon të ruajë rezultatin dhe largon nga fusha dy sulmuesit Denison e T.marku për Rrapin dhe Preloshin. Por llogaritë e tij komplikohe­n edhe më shumë, sepse dy minuta më pas Vokrri gabon

me një ndërhyrje të ashpër dhe merr kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën me 10 vetë. Luzi sulmon më fort për të shkuar te barazimi, blutë mbrohen me të gjitha mënyrat. Në fushë janë edhe Fetaj e Allmuça për Bardhin dhe Danajn. Në fund futet

edhe Jaku, duke marrë vendin e Rrapit që kishte hyrë si zëvendësue­s dhe luante për herë të parë me Dinamon. Pritjet e Bakajt dhe nxitimi i lojtarëve të Luzit bëjnë që ndeshja të mbyllet 2-1 mes drithërima­sh për kryeqyteta­sit, që tani mendojnë për Orikun.

 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ?? Dinamo duke festuar një nga golat e Danajt
FOTO: F.HAZISLLARI Dinamo duke festuar një nga golat e Danajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania