Panorama Sport (Albania)

Burreli likuidon Besën, Bubeqi debuton me fitore

- MARTIN DEDAJ

Një gol i Donati Tomës “likuidon” Besën. Burreli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin. Një trepikësh që i largon nga zona e kuqe dhe jep shpresë për mbijetesën. Dorian Bubeqi debuton me fitore, ndërsa Gugash Magani ka rezerva për gjykimin. Kavajasit kanë pretendime për një gol të anuluar dhe një penallti të padhënë. Kjo humbje zbret në vendin e gjashtë kavajasit, edhe pse pritshmëri­të për 2023-shin ishin të mëdha.

- Loja ka filluar e shpejtë dhe me epërsi të vendësve, të cilët e kanë vënë në shënjestër që në minutat e para portën e kavajasve. Nëse Kurbneshi në të

NDESHJA

3-ën dhe Farruku në të 8-ën nuk kanë shënjestër, Toma nuk fal në të 14-ën. Pasi merr një top nga mesi i fushës, e administro­n atë dhe gjuan nga një distancë afro 20 metra. Topi përfundon në rrjetë dhe në stadiumin “Liri Ballabani” shpërthen festa. E njëjta situatë dhe i njëjti protagonis­t mund të kishin dyfishuar pas 3 minutash, por këtë herë finalizimi nuk ishte i duhuri. Epërsia e vendësve vazhdon, që kërkojnë të dyfishojnë. Në të 39ën provon Kurbneshi, por festa përfundon pak mbi tra. Kjo pjesë mbyllet këtu. Pas pushimit, Magani ndërhyn me disa zëvendësim­e dhe duket sikur Besa zgjohet, por pa

rrezikuar portën matjane të mbrojtur nga Birja. Janë sërish matjanët që sulmojnë, por Hudson reagon mirë pas gjuajtjes së kalibruar të Farrukut. Besa merr “frenat’ dhe shton volumin e lojës në mesin e fushës dhe hera-herës iu drejtua portës matjane. Në një rast edhe shënojnë, por goli anulohet për

pozicion jashtë loje nga asistenti Morina. Miqtë në një rast tjetër pretendojn­ë për një 11-metërsh, por gjyqtari mendon ndryshe. Me fitoren që mbetet ende në fuqi, Burreli rimerr kontrollin. E megjithatë, në të 80-ën, për pak sa nuk e pësuan. Veriu mund të kishte barazuar, por nuk gjuan si duhet. Minu

tat e mbetura dhe ato katër shtesë sjellin emocione të mëdha. Pak para se të mbyllet gjithçka, Alyson ndalet nga shtylla. Vendësit marrin tri pikë të vlefshme, ngjiten në vendin e dhjetë dhe i largohen provizoris­ht fashës së rrezikut të rënies në Kategorinë e Dytë.

 ?? ?? Çast nga ndeshja
Çast nga ndeshja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania