Panorama Sport (Albania)

Danaj: Ky vit më ka nisur mbarë, na duhej kjo fitore

- F.RUPI

Redon Danaj është njeriu i momentit te Dinamo. Viti 2023 ka nisur në mënyrën më të mirë për lezhjanin, që ka shënuar 3 gola, aq sa blutë kanë shënuar në total në dy ndeshjet e luajtura në muajin janar (ajo kundër Kastriotit në Kupën e Shqipërisë dhe tani me Luzin në kampionat). Dhe të tre këta gola i ka realizuar në të njëjtën portë të stadiumit “Selman Stërmasi”. Pas ndeshjes 22-vjeçari është shprehur i lumtur për dopietën dhe fitoren, por kishte dhe pak mërzi për faktin që vëllai i tij kishte humbur me Besëlidhje­n. “Ndihem i lumtur për golat që shënova në këtë ndeshje, por edhe për ekipin, sepse kemi marrë një fitore shumë të rëndësishm­e. Na duhej një fitore në kampionat për këtë rinisje të tij në 2023-shin pas situatës që kemi kaluar. Tani qëllimi ynë është të vazhdojmë kështu, me trepikësha dhe me sa më shumë gola. Kartoni i kuq na dënoi pak në lojën tonë, por edhe ekipi kundërshta­r kishte cilësi, këtë nuk duhet ta mohojmë. E përsëris, rëndësi ka që ia dolëm për objektivin e fitores, që për ne ishte e domosdoshm­e. Pozicioni i ri? Jo, thjesht unë dhe Denison ndërrojmë vendet gjatë lojës, nuk është një pozicion i ri për mua. Ka qenë rastësi ndoshta që më ka kapur më shumë loja përpara në sulm. Jam shumë i lumtur që ky vit më ka nisur shumë mbarë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu, duke shënuar gola për Dinamon. Dedikim? Jo, asnjë dedikim, jam pak i mërzitur për vëllain që ka humbur në Lezhë”, ka thënë Danaj për gazetën. Ai ka shënuar edhe dy gola të tjerë në kampionat për blutë, në barazimin 1-1 me Tomorin në Berat dhe në fitoren e thellë 5-0 ndaj Lushnjës në kryeqytet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania