Panorama Sport (Albania)

Dikton Skënderbeu, thyen Lushnjën dhe ngjitet i treti

Rreziku vazhdon, verdhejesh­ilët rezistojnë 64 minuta

- LLAZI SARO

Skënderbeu dikton dhe kalon me lehtë si Lushnjën në ndeshjen e fundit të fazës së parë, të luajtur në Korçë. Bardhekuqt­ë nuk rrezikojnë aspak përballë lagunarëve, duke zhvilluar një lojë të mirë dhe me raste të shumta për shënim. Edhe pse jo të plotë në përbërje, të besuarit e Ivan Gvozdenovi­ç nuk lënë asgjë në dorën e fatit dhe bëjnë gjithçka për të marrë tri pikët, që i japin vendin e tretë. Edhe pse skuadra e Klevis Dalipit rezistoi për më shumë se 60 minuta, nuk e shmangu dot humbjen.

PJESA E PARË - Skënderbeu merr direkt komandën e lojës dhe zhvendoset në gjysmëfush­ën e kundërshta­rit, duke kërkuar me ngulm golin. Fillimisht Vecaj dhe më pas Liço japin sinjalet e para të një ndeshjeje që do të fliste për vendësit. Lushnja mundohet të dalë në kundërsulm me Maganin, Cankën dhe Pepën, por prapavija bardhekuqe reziston mirë dhe eviton çdo rrezik. Shansin më të mirë në pjesën e parë e ka Temitope, i cili merr një pasim perfekt nga Prençi, por në finish nuk e kalon dot Kaloshin.

PJESA E DYTË - Pas pushimit, refreni është i njëjtë. Bardhekuqt­ë shtojnë forcat në sulm dhe në të 64ën gjejnë avantazhin. Temitope merr një top në zonë me kurriz nga porta dhe shërben për Pecanin. Goditja e tij devijohet nga Doksani dhe Kaloshi në vështirësi grushton, por Abubakar i ndodhur pranë aksionit, përfiton dhe e çon lehtësisht topin në rrjetë. Me shifrat 1-0, Skënderbeu është më i lirshëm. Goli nuk ul ritmin sidoqoftë. Korçarët kërkojnë të gjejnë qetësinë, ndërsa Lushnja mundohet të reagojë. Rasti më i mirë është ai i Cankës, por që grushtohet nga Ruçi. Nga ana tjetër, Temitope me kokë dhe Liço nga goditja e dënimit nuk kanë shënjestër. E megjithatë, në minutën e 88të vjen episodi që mbylli ndeshjen. Lika hyn në zonë dhe pengohet nga Balla në mënyrë të parregullt. Për kryesorin ka 11-metërsh. Është Dean Liço që ekzekuton dhe nuk gabon për 2-0. Me këtë rezultat mbyllet i gjithë takimi në Korçë, me Skënderbeu­n që fiton dhe parakalon Flamurtari­n në renditjen e përgjithsh­me të Kategorisë së Parë.

 ?? ?? Korçarët duke festuar golin e avantazhit
Korçarët duke festuar golin e avantazhit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania