Panorama Sport (Albania)

“Dy herë mat”, Tomori nuk i jep asnjë shans Turbinës

- EDI SPAHIU

Tomori realizon planin, e mbyll fazën e parë larg rrezikut. Edhe pse mbeten të 8ët në renditje, janë më të qetë pas fitores me Turbinën. Ajo penallti e të zakonshmit Ismailaj dhe rrjeta e Alilanit i japin mundësi beratasve që tani të hidhen në sulm për zonën “play off”. Cërrikasit dolën “thatë” nga kjo transfertë dhe ndiejnë ende hijet e rënies. Loja nisi shpejt nga të dyja skuadrat, por të parët që “kërcënojnë” janë vendësit. Solomon për pak sa nuk shënon, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Ky rast i jep zemër vendësve, që zhvendosën në gjysmëfush­ën e Turbinës. Si rezultat i presingut të ushtruar, rastet pasojnë njëri-tjetrin. E megjithatë, Solomon, Ismailaj dhe Dushkaj nuk e gjejnë dot rrjetën. Beratasit vazhdojnë sulmet, por Ismailaj ndalet nga trau në të 36-ën. E megjithatë, qetësia vjen në të 40-ën minutë. Dushkaj ndalet me faull nga Ahanonu dhe kryesori tregon pikën e bardhë. Shënjestro­n Ismailaj, që e kthen pa vështirësi në gol dhe në shifrat 1-0 vendësit shkojnë në pushim. Tomori jo vetëm që administro­n avantazhin në pjesën e dytë, por edhe insiston për të shënuar sërish. Cërrikasit kanë kryer

tri zëvendësim­e që në start dhe shfaqen disi më kërkues. Është fillimisht Daci që tenton barazimin, por Boje bën “bllokadë” dhe më pas Dezhgiu që krijon panik. Godet në drejtim të portës, por kur topi do të kalonte vijën e portës, është Boje që me një zhytje akrobatike e nxjerr në korne.

E megjithatë, shpresat e miqve i shuan Alinani në të 80-ën. Pas një aksioni inspirues të Shaqes, sulmuesi nuk fal për 2-0. Edhe në fund me hedhjen në fushë të tre sulmuesve si Dobrafelip­e-arbër rastet nuk mungojnë, por shifrat mbeten të njëjta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania