Panorama Sport (Albania)

Dygolësh dhe oferta, Uzuni do të qëndrojë te Granada

Faqja e La Liga 2 i vendos kurorë dhe e quan “miti” Myrto

-

Myrto Uzuni vazh don të dhurojë spektakël në La Liga 2, duke u bërë sërish protagonis­t kryesor dhe ka ndihmuar skuadrën e Granadës të sigurojë një tjetër fitore duke tundur rrjetën. Ashtu siç është bërë zakon, sulmuesi ka shkëlqyer në ndeshjen e skuadrës së tij në fushën e saj këtë fundjavë, duke shënuar 2 gola në suksesin 2-0 ndaj skuadrës së Pikesë, Andorra. Teksa aktivizimi i tij ishte në dyshim për shkak të një lëndimi që e la dy ndeshje jashtë, sulmuesi e nisi titullar duke surprizuar tifozët. Shenjat erdhën menjëherë, ku Uzuni shënoi dy herë që në minutat e parë të duelit, duke ia bërë më të thjeshtë ekipit të tij suksesin që e ngjiti në vendin e katërt në klasifikim. Goli i parë ishte një aksion individual spektakola­r, ku ai shmangu edhe portierin dhe një gjuajtje nga një kënd i pamundur i tij solli avantazhin, ndërsa i dyti ishte me një asist perfekt të Kajehon, që e nxori përpara portës. Për arsye që të mos rrezikohej, ndeshja për beratasin përfundoi në minutën e 65-të. Kështu, sulmuesi shqiptar shkon në kuotën e 14 golave në këtë kampionat, duke udhëhequr listën e golashënue­sve më të mirë të ligës së dytë spanjolle, edhe pse mungoi në dy ndeshjet e para. E veçanta është se të gjithë golat Uzuni i ka shënuar në “Los Karmenes” (stadiumi i Granadës). Ndërkohë sa i përket takimit, përfundoi 2-0 dhe nuk pati asnjë ndryshim tjetër.

“BOMBA” E MERKATOS

Myrto Uzuni ka qenë personazhi kryesor i kësaj fundjave në La Liga 2, pasi me dy golat e tij ndihmoi Granadën të fitonte një ndeshje të komplikuar përballë Andorrës. Sulmuesi shqiptar kësisoj regjistroi sezonin e tij më të mirë në karrierë, me 14 gola të shënuar në një kampionat, duke u konfirmuar në një formë të shkëlqyer. Paraqitje të cilat i shtohen të mëparshmev­e dhe që kanë bërë të zgjohet interesi i klubeve të rëndësishm­e. Nëse fillimisht flitej për skuadra të La Liga-s si Betis apo Sevija, që po monitoroni­n lojtarin e Kombëtares shqiptare, ditët e fundit nga Spanja ka ardhur edhe lajmi se Gallatasar­aji, Lids dhe Brentfordi po monitorojn­ë lojtarin. Por po nga Spanja, prestigjio­zja “AS” bën të ditur se Uzuni nuk do të ndryshojë skuadër gjatë janarit. Në fakt, ka qenë vetë futbollist­i ai i cili ka bërë të qartë gjatë kësaj periudhe se nuk mendon të largohet nga Granada, pasi dëshiron të kthehet në La Liga si protagonis­t me këtë ekip, duke qenë se provoi shijen e saj në sezonin e kaluar. Uzuni nënshkroi rinovimin me Granadën në tetorin e vitit 2022, teksa u vendosën edhe klauzola largimi të veçanta për cilindo klub që dëshiron lojtarin. Nëse Uzuni kërkon të largohet drejt një skuadre tjetër me Granadën si pjesë e La Liga 2, atëherë klauzola e tij vlen 12 milionë euro. Por nëse Granada siguron ngjitjen në La Liga, atëherë vlera e klauzolës së tij shkon në 18 milionë euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania