Panorama Sport (Albania)

“Poker” në derbi, Elbasani merr komandën e grupit

Skuadra e Stojkut kap vendin e parë pas fitores në Peqin Duka, Broshka dhe dy herë Lleshi shënojnë ndaj Shkumbinit

- LULZIM RESULI

AF Elbasani e bën festë në Peqin, duke fituar 41 në derbin e parë të këtij sezoni kundër Shkumbinit në grupin B të Kategorisë së Dytë. Ky triumf për verdheblut­ë përkoi edhe me ndalesën e Pogradecit dhe kësisoj pas nëntë javësh kampionat, skuadra e drejtuar nga Gentjan Stojku e shikon veten në vendin e parë. Aktualisht Elbasani është me pikë të barabarta me liqenorët, por ka një golavarazh më të mirë.

NDESHJA - Vetëm 8 minuta iu është dashur verdhebluv­e për të gjetur golin e avantazhit në Peqin. Pas krosimit në zonë të Mones, është

mbrojtësi Duka që godet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë. Ky gol elektrizon tifozët elbasanas që po mbështesni­n skuadrën. Shkumbini duket i pafuqishëm për të reaguar. Në minutën e 20-të, portieri

Hasfatija bën një mrekulli, teksa pret në dy kohë një goditje nga afër të Sejdinit. Ndërsa në minutën e 30-të është Mone që kroson nga këndi dhe mbrojtësi Broshka me kokë e dërgon topin në rrjetë për herë të dytë. Elbasani dominon totalisht, por është Hasfatija që nuk lejon prekjen e rrjetës për herë të tretë, duke ndalur sulmuesin Sejdini. Kur pritej mbyllja e pjesës së parë, Shkumbini godet verdheblut­ë. Pas krosimit të Metës, është Çerri me kokë që ngushton shifrat dhe ndez shpresat e peqinasve për të shkuar te barazimi. Pas pushimit ekipet bëjnë thuajse të njëjtën lojë, me Elbasanin që dominon dhe shpërdoron shumë raste. Megjithatë, aktivizimi i sulmuesit Arsen Lleshi u jep qetësinë verdhebluv­e. Ai shënon fillimisht pas një goditjeje nga brenda zonës, ndërsa në shtesë vulos fitoren e thellë me kokë.

 ?? ?? Futbollist­ët e AF Elbasanit duke festuar në Peqin
Futbollist­ët e AF Elbasanit duke festuar në Peqin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania