Panorama Sport (Albania)

Interi merr vendin e dytë, Lautaro: Nuk do të ndalemi më

“Atalanta e pastaj Milani, gati për të shkuar në luftë”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Interi iu rikthye men jëherë fitores pas ndalesës me Empolin, kur të shtunën mposhti Kremonezen në transfertë. Sfida nuk kaloi pa frikë për zikaltrit që e panë veten në disavantaz­h që në minutën e 11të pas një goli fantastik të Okerekes, por për të qetësuar tifozët dhe Inzagin mendoi i zakonshmi Lautaro Martinez. Argjentina­si barazoi shifrat në të 21’-ën dhe përmbysi në pjesën e dytë, në minutën e 65-të duke vulosur shifrat dhe duke gjetur dopietën e tetë të tij me fanellën e Interit. Kështu, skuadra e Inzagit u ngjit në vendin e dytë duke përfituar nga ndalesa përballë Sasuolos e Milanit, kundërshta­rit të javës së ardhshme. Por para derbit Interi do të ndeshë nesër Atalantën në çerekfinal­et e Kupës së Italisë, një trofe, të cilin zikaltrit duan ta shtojnë në palmaresin e tyre edhe këtë vit.

LAUTARO - Për fitoren dhe ndeshjet e ardhshme ka folur edhe Lautaro Martinez, protagonis­ti i Interit të shtunën, i cili u bë i pari në kampionat që shkon në numër dyshifror golash (11 aktualisht) në katër sezonet e fundit. “Vinim nga një humbje dhe tri pikët ishin shumë të rëndësishm­e. Mund të bënim më mirë dhe të mos pësonim, por u treguam të zotë që arritëm të qëndronim deri në fund në ndeshje dhe të rikthenim situatën. Ishte një sfidë e vështirë, por skuadra pas Empolit uli kokën dhe punoi shumë, pasi e dinim atë që na priste. Kështu do të jetë deri në fund, nuk do të ketë më ndeshje të lehta dhe ne duhet të jemi gati për të shkuar në luftë”, e nisi analizën e tij sulmuesi, që këtë herë udhëhoqi skuadrën me shiritin e kapitenit

në krah. “Për mua është motiv krenarie të mbaj shiritin e Interit. Kam punuar shumë për këtë dhe gjithë familja ime është e lumtur”, u shpreh Lautaro, që vazhdoi duke komentuar edhe 11 golat e tij deri më tani në kampionat: “Sigurisht që më bëhet qejfi, por unë punoj për shokët e mi dhe qëllimi im është të ndihmoj skuadrën. Raporti im me Xhekon? Kam një marrëdhëni­e shumë të

mirë me të dhe jam shumë i lumtur që luaj krah Edinit, e njohim të gjithë karrierën që ka bërë. Fatmirësis­ht për të gjithë ne po kalon një moment të mirë dhe unë përpiqem gjithmonë të mësoj prej tij, është e vetmja mënyrë që të ngremë nivelin tonë dhe të të gjithë skuadrës”. Në fund “Demi” foli për sfidat e Interit në vazhdim, ku padyshim vëmendjen e merr derbi, pa lënë mënjanë edhe

sfidën me Atalantën, që do të vendosë vazhdimësi­në në Kupën e Italisë. Nuk duam të mendojmë për të tjerët në kampionat, duhet të mendojmë vetëm për veten. Tani në radhë është derbi, por fillimisht duhet të bëjmë mirë me Atalantën në Kupë, pasi është një trofe të cilin duam ta fitojmë përsëri dhe mund të na sjellë një finale tjetër si ajo që sapo fituam”, përfundoi 25-vjeçari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania