Panorama Sport (Albania)

Napoli është thjesht i pathyeshëm, Murinjo: Kompliment­e për titullin

Osimhen e hap, Simeone e mbyll, tani 13 pikë avantazh nga Interi

-

“Urime Napolit për titullin kampion. E kanë fituar dhe merituar totalisht. Kanë 12 pikë avantazh ende pa luajtur me ne dhe nuk kanë asnjë skuadër që të mund t’i frikësojë. Për më shumë kanë edhe një trajner të shkëlqyer që di sesi të mos bjerë edhe në vetëkënaqë­si në të tilla situata. Prandaj, kompliment­e atyre”. Ndeshja Napoli-roma niste me këtë deklaratë që i përkiste Zhoze Murinjos, trajnerit verdhekuq, që ka bindjen se lufta për titull sivjet ka përfunduar. Ai dhe ekipi i tij për më shumë provuan dhe bënë një ndeshje vërtet të mirë, duke qenë se pasi e panë veten në disavantaz­h, me një tjetër gol plot grintë dhe dominimi fizik nga kryegolash­ënuesi Osimhen, në pjesën e dytë El Sharaui barazoi ndeshjen, në të 75-ën, duke dhënë idenë se mund të frenon kryesuesit. Por jo, në të 86-ën, zëvendësue­si i Osimhen, Xhovani Simeone, ulërin dhe i vë flakën stadiumit “Diego Armando Maradona”, duke rikthyer avantazhin 2-1 me një supergol: stopim, një finte me bel duke u rrotulluar me topin në këmbë nga ana tjetër ku mendoi fillimisht mbrojtësi

dhe e majta potente në rrjete, në hyrje të zonës, e cila i jep fundin ndeshjes. Napoli konfirmon supremacin­ë e tij jo vetëm në vazhdimësi, por sidomos edhe në duelet direkte dhe tashmë rrit edhe më tej avantazhin, nga 12 në 13 pikë.

– Ndonëse Napoli i tij duket një makineri perfekte, Luçiano Spaleti nuk kërkon shpërqendr­ime të kota, aq më tepër eufori, pa pasur garanci, teksa u luajt vetëm ndeshja e parë e fazës së dytë. Kështu që, në fund të sfidës, trajneri i të kaltërve

nuk kishte sesi të mos i përgjigjej edhe profecisë së Murinjos: “E falënderoj Zhozenë për fjalët e bukura, por të gjithë e dimë shumë mirë se ai është një mjeshtër i komunikimi­t. Në këtë pjesë ai është një artist, por le të mendojmë për ndeshjet tona, pasi

ka ende shumë të tilla deri në fund. Ndaj Romës ishte një tjetër etapë fantastike e jona, por për sa i përket sigurisë së Murinjos, ku i dihet, edhe ai mund të gabojë ndonjëherë... Kështu që kokën te ndeshja e radhës”, tha Spaleti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania