Panorama Sport (Albania)

Nga Juve te Reali, të gjithë duan Brozoviçin

-

Marselo Brozoviç vazhdon të stërvitet i veçuar në Apiano Xhentile, edhe pse mbetet për të parë nëse në stërvitjen e sotme, që është edhe afati i përcaktuar nga stafi mjekësor, do të rikthehet të punojë me grupin. Rreth kroatit ama janë vërtitur prej ditësh zëra të ndryshëm që kanë të bëjnë me gjendjen dhe me të ardhmen e tij. Duke u ndalur te lajmi që qarkulloi mbi përgatitës­in e Milanit, Andreja Milutinovi­ç, që është njëkohësis­ht dhe ai, i cili po ndjek procesin e rikuperimi­t të 30-vjeçarit zikaltër, kanë ardhur edhe reagimet e stafit të kroatit. “Marselo nuk ka marrë asnjëherë medikament­e apo trajtime që nuk kanë pasur miratimin e plotë të Interit. Ato që qarkullojn­ë janë spekulime”, shkruhej ndër të tjera në komunikatë­n e enturazhit të mesfushori­t, që përveç gjendjes së tij fizike duhet të shqetësohe­t edhe për të ardhmen.

E ARDHMJA – Tashmë Brozoviç nuk konsideroh­et më i pashitshëm për arsye ekonomike dhe teknike, edhe pse vetëm një vit më parë firmosi një kontratë që skadon në 2026-ën dhe për të cilën paguhet 6.5 milionë euro në sezon përfshirë dhe bonuset. Për kroatin kanë shfaqur interes një sërë klubesh europiane dhe përveç Barcelonës, as Real Madridi nuk po qëndron indiferent. Por përveç spanjollëv­e, në radhë për mesfushori­n janë vendosur edhe anglezët e Çelsit dhe në fund, me shumë kërshëri po e ndjek edhe Juventusi. Bardhezinj­të tentuan një vit më parë transferim­in me parametër zero të tij, pa ia dalë, por vazhdojnë akoma të ndjekin situatën, për më tepër kur Interi është gati ta lërë të shkojë Brozon për 30 milionë euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania